LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket Mini Countrymani i ri (Foto)

Kështu mund të duket Mini Countrymani i ri (Foto)

Kompania Mini, në vitin 2014 ka ridizajnuar versionin aktual Countryman, ndërsa gjenerata e re tij, me etiketën koduese F60, pritet të shfaqet në panairin e veturave në Paris si model i vitit 2017.

Njëri nga rivalët e këtij Countryman të ri mund të jetë Crossoveri i vogël, tashmë i paralajmëruar, i kompanisë Audi, ndërsa ueb-faqja italiane “OmniAuto” ka publikuar disa fotografi jo zyrtare në të cilat shihet pamja e mundshme e këtij modeli.

Contryman i ri, ose Countryman II, pritet të jetë më i gjatë se 4.2 metra në krahasim me modelin aktual, më i gjerë, si dhe kapacitetin e bagazhit pritet ta ketë më shumë 450 litra. Në përgjithësi ky model i ri do të jetë më i madh në gamën e vetë.


Natyrisht, kjo veturë do të ketë platformën UKL me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme (paralajmërohet edhe pesha më e lehtë në krahasim me modelin aktual) , transmeton Koha.net.

Gjithashtu për blerësit në dispozicion do të jetë versioni me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, 4×4.

Sa i përket motorit, ky model pritet të vjen me disa mundësi për zgjedhjen e motorit, duke filluar nga motori 1.5-litër me tre cilindra, 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe me kapacitet prej 192 kuajfuqi, si dhe motori më i fortë 2.0-litër Twin-Power Turbo me kapacitet prej 231 kuajfuqi. Gjithashtu, disa burime më herët kanë përmendur edhe versionin plug-in hibrid për këtë Countryman të ri, me motorin benzinë 1.5-litër me tre cilindra në kombinim me motorin elektrik.

Ndërkaq, sa i përket prodhimit, gjenerata e re e Countryman, sipas disa njoftimeve të mëparshme, pritet të fillojë në fabrikën “VDL NedCar” në Born të Holandës, si dhe në fabrikën “Oxford” në Britani.

Countryman2

Countryman6

Countryman5

Countryman4

Countryman3

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

EVs
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori