LAJMI I FUNDIT:

Kështu ‘Intelektualët’, bllokojnë qytetin kur luan Drita (Video)

Kështu ‘Intelektualët’, bllokojnë qytetin kur luan Drita (Video)

Me tifozë të shumtë nuk mund të krenohen vetëm skuadrat evropiane, pasi tifozë të ‘çmendur’, ka edhe skuadra kosovare Drita nga Gjilani.

Ata janë në numër jashtëzakonisht të madh dhe quhen ‘Intelektualët’, ndërsa sa herë që luan Drita i gjithë qyteti merr dy ngjyra, bardhë dhe kaltër.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen ‘Intelektualët’, që kanë bllokuar gjithë qytetin pasi kanë marrë rrugë për në ‘shtëpinë’ e tyre të dytë, për në stadion.

Një skenë e tillë pritet të ndodh edhe ditën e diel, kur të gjithë sytë e futbolldashësve në Kosovë do të jenë në Gjilan, pasi skuadra e Gjilanit do të jetë vendas përballë Dritës.


Edhe në ndeshjen e kaluar atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme, ndërsa atmosferë e zjarrtë pritet edhe këtë fundjavë. /Telegrafi/

Posted by FC Drita Intelektualet on 2015-09-09