BMW ka shpalosur zyrtarisht modelin Alpina B7 xDrive 2017.

Modeli i bazuar në 7 Series ka trup sportiv dhe do të dalë në shitje në muajin shtator.


Alpina B7 ka motor 4.4-litërsh V8 me 600 kuajfuqi dhe me marsh me tetë shpejtësi automatik. Ky automobil ka sistem që tërheqë me të gjitha rrotat.

Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 310 km/orë.