Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet sot do të qëndrojë në Shkup, me çka do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin do të bisedojë për disa çështje, në mesin e të cilave energjetika, ekonomia dhe lufta kundër korruspionit.
Delegacioni i kryesuar nga Chollet do të pritet para pllajës së Qeverisë.
Qëllimi i vizitës së Chollet në Ballkanin Perëndimor, siç paraprakisht bëri të ditur Departamenti i Shtetit, është që ta theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Vizita e tij në vend është në kuadër të turneut ballkanik, gjatë të cilit do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Serbinë.
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Aggeler të hënën tha se SHBA-ja ka plan që t’i riafimojë prioritetet e përbashkëta siç është lufta kundër korrupsionit dhe se kjo do të mbetet prioritet për Uashingtonin dhe do të ngritë disa çështje gjatë vizitës së këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Aggeler theksoi se ky do të jetë vit shumë intensiv, ndërsa siç tha, këshilltari Shole me vizitën e tij do t’i konfirmojë angazhimet dhe mbështetjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut.
Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken, nga Shkupi shkon për Prishtinë në takime me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Në fokus të bisedimeve do të jenë përpjekjet e SHBA-së që të ndihmojë në avancimin e integrimit kosovar dhe euroatlantik, duke përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuara në njohjen e ndërsjellë.
Më 12 janar, Chollet do të vazhdojë në Beograd, ku me udhëheqësinë e Qeverisë serbe do të bisedojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe progresin drejt qëllimit të Serbisë për qasje në BE. Ai, gjithashtu, do të bisedojë për rolin e Serbisë në përforcimin e paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Chollet do të udhëtojë në Shkup, pas vizitës së Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 8 deri 10 janar, si pjesë e delegacionit mes agjencive që të marrin pjesë në takimin e parë të grupeve të punës të Forumit Negev.
Chollet duhej të udhëtonte në Shkup muajin e kaluar, por vizita e tij ishte shtyrë për shkak të testit pozitiv në Kovid.
“Më vjen keq që duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe në Bruksel për shkak të testit pozitiv për Kovid. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi atëherë diplomati i lartë amerikan në profilin e tij zyrtar në Tuiter.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës