Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), përmes një reagimi ka folur për shkrimet në media sa i përket draftimit të Rregullores për emërimin e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.
Në njoftimin për media thuhet se ky proces është duke u realizuar në mbështetje të plotë të ambasadës amerikane në Kosovë dhe me bashkëpjesëmarrjen e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, siç janë përfaqësuesit e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
“Për hartimin e këtij drafti të rregullores janë mbajtur disa takime, në të cilat është përfunduar drafti fillestar, së bashku me dokumentet shtesë, që do të jenë pjesë përbërëse e saj. Sa i përket shkrimeve tuaja se KPK-ja është duke eliminuar kandidatët, ju njoftojmë si në vijim: Neni 4 i Ligjit nr. 03/L-052 për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës parasheh që: Kryeprokuror i PSRK-së do të zgjidhet njëri nga prokurorët specialë në pajtim me procedurat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi. Ky nen është riformuluar me nenin 2, paragrafi 2 të Ligjit nr.04/273 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës, ku është përcaktuar se neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 4.1, emërtimi ‘Prokuror Special’ zëvendësohet me emërtimin ‘Prokuror me mandat të përhershëm'”, thuhet në njoftim.
Me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal të Kosovës, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Ligji nr.04/273 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës, figuron si i shfuqizuar, më të cilin ligj janë ndryshuar 8 ligje: Ligji nr.03/L-052 për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Ligji N\nr.03/L-053 mbi kompetencat, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, Kodi Penal i Republikës së Kosovës nr. 04-L/082, Kodi i Procedurës Penale të Kosovës nr. 04-L/123, Ligji nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ligji nr. 03/L-137 për Departamentin e Mjekësisë Ligjore, Ligji nr. 04/L-015 për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 03/L-109).
“Andaj, duke marrë parasysh së në Kodin e ri Penal të Kosovës, Ligji nr.04/273 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës, figuron si i shfuqizuar, KPK-ja ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të japë sqarim apo interpretim nëse ky ligj është shfuqizuar në tërësi (pra për të gjitha ligjet e ndryshuara më ketë ligj) apo vetëm sa u përket dispozitave të Kodin të ri Penal të Kosovës”, vijon njoftimi.
Në reagim thuhet se meqenëse deri më tani, KPK-ja nuk ka pranuar ndonjë sqarim apo interpretim të Kuvendit, ende nuk kanë mundur që ta miratojnë ketë rregullore, e cila sipas KPK-së konsiderohet si njëra ndër rregulloret më të rëndësishme të sistemit prokurorial.
Në këtë kontekst nuk qëndrojnë pretendimet e paraqitura në dy shkrimet e publikuara në media se Këshilli Prokurorial i Kosovës po e neglizhon tërësisht rëndësinë e miratimit të Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorëve apo që me Rregulloren e re tentohet të eliminohen kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special, sepse KPK-ja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është duke punuar në vazhdimësi për hartimin e kësaj rregulloreje dhe nuk ka synim për të eliminuar kandidatët e mundshëm për kryeprokuror, përkundrazi, dëshiron që t’u japë mundësinë të gjithë prokurorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për pozitën e kryeprokurorit në secilën prokurori. Megjithatë, fillimisht është e domosdoshme që të eliminohen të gjitha dilemat lidhur më ligjin, që duhet të zbatohet në këto raste”, përfundon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale