Këshilli i Prindërve të Kosovës, përveç rolit vëzhgues, prej këtij viti do të kenë edhe rol vendimarrës në shkolla, duke përfshirë këtu përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësimdhënësve.
Lajmin e ka për të ditur vetë ministri Shyqiri Bytyqi, pas takimit të rregullt që ka mbajtur me përfaqësues të KPK-së.
Bytyqi ka thënë se kjo praktikë do ta depolitizojë arsimin, e njëherësh ka premtuar përkrahje për Këshillin e Prindërve gjatë këtij viti.
“Presim që prindërit ta luajnë një rol shumë aktiv në qeverisjen e shkollave, duke filluar nga udhëzimi adimistrativ që tashmë është duke u përgatitur për zgjedhjen e drejtorëve, një formulë krejt e re e cila do të depolitizojë dhe do t’i minimizojë ndikimet e tjera e deri tek zgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu, edhe aktiviteti i Këshillit të Prindërve që në vitin 2019 do të jetë shumë më aktiv dhe do të kemi aktivitete të përbashkëta dhe aktivitete të veçanta që morën mbështetje nga ana jonë për t’i përkrahur dhe për t’i mbështetur”, ka thënë Bytyqi.
Kurse, kryetari i KPK-së, Ymret Reshiti ka thënë se me përfshirjen e prindërve në rol vendimmarrës në shkolla, pos de-politizimit të arsimit, do të rritet edhe cilësia në arsim.
“Këshilli i Prindërve nuk do të ketë më rol vëzhguesi por do të ketë rol vendimmarrës dhe këtu është bërë një hap pozitiv që do të bëhet në drejtim të de-politizimit të shkollave. Besoj që kjo ka veçse ka marrë nismë të mbarë dhe besoj që brenda këtij viti do ta realizojmë dhe do të vërejmë që jo vetëm që cilësia në arsim do të rritet por edhe menaxhimi i shkollave do të jetë më i mirë”, ka thënë Reshiti, raporton kosovapress.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për grevën e arsimit që SBAShK-u, e ka paralajmëruar për të hënën.
Ministri Bytyqi ka njoftuar se kanë marrë edhe përkrahjen e Këshillit të Prindërve që greva mos të mbahet, sepse sipas tyre, do t’i dëmtojë fëmijët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje