Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 41, shqyrtoi dhe miratoi një sërë Vendimesh që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fillimisht, pas një debate të gjerë e konstruktiv, këshilltarët miratuan Vendimin për huamarrje afatgjate të komunës së Tetovës, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale. Bëhet fjalë për bashkëpunim të qeverisë qendrore dhe bankës botërore për zhvillim, nga i cili do të përfitojë edhe komuna e Tetovës, duke realizuar projektet infrastrukturore të ndërtimit të Bulevardit “V.S. Bato” (rruga Industriale) vazhdimi përmes qendrës sportive dhe vazhdimin e Bulevardit të rrugës së Ilindenit në dalje nga Gostivari projekte me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në komunën e Tetovës.
Gjithashtu pas një debate, Këshilli miratoi edhe Vendimin për Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Tetovës, Shoqatës për zhvillim ekonomik lokal e rural dhe Projektit USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla.
Një vendim tjetër i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e sotme ishte edhe ai për dhënien e ndihmës financiare familjeve të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2015, që do të jetë një mbështetje për të gjitha ata që e pësuan nga ato përmbytje me pasoja të dukshme.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi Plotësimin e buxhetit të komunës (rishikimin) për vitin 2016 si dhe Kalendarin buxhetor për aprovimin e buxhetit të vitit 2017.
Në vazhdimin e punës së Këshillit, u shqyrtuan dhe miratuan Programet vjetore për punën e shkollave fillore komunale për vitin shkollor 2016/2017, si dhe Programet për shkollat e mesme komunale dhe të Kopshtit të fëmijëve. Lidhur me këto material u tha se ato janë përgatitur në kohë dhe me cilësi, ashtu siç e parasheh Ligji, andaj edhe u miratuan me shumicë votash.
Në kuadër të kësaj mbledhje, këshilltarët komunal të Tetovës iu qasën edhe shqyrtimit dhe miratimit të një sërë Vendimesh që kanë të bëjnë me legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje sinë qytet ashtu edhe në vendbanimet fshatare që i takojnë komunës së Tetovës. Pas miratimit të këtyre vendimeve, pronarët e objekteve në fjalë u krijohet mundësia që në bazë të ligjit të bëjnë legalizimin e objekteve të tyre të banimit dhe atyre afariste./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime