LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor nuk ka ngritur procedurë kundër Kacarskës

Këshilli Gjyqësor nuk ka ngritur procedurë kundër Kacarskës

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të fillojë procedurë për të vendosur përgjegjësi ndaj gjyqtares Dobrila Kacarska, për deklaratën e dhënë nga prokuroria (dëshmitare) Lile Stefanova në rastin “Haraçi” se ajo po i bënte presion asaj për rastin “Perandoria”.

“Për shkak të mbrojtjes së personalitetit dhe integritetit të gjyqtarëve, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me kërkesën e paraqitur nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore Penale Shkup Dobrila Kacarska, e cila ka të bëjë me deklaratën në cilësinë e dëshmitares nga ana e prokurores publike nga Prokuroria Themelore Publike-Radovish Lile Stefanova për rastin nën emrin e koduar “Haraçi”, informon opinionin se para Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk është filluar procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë, por as nuk është ngritur ankesë kundër gjyqtares Dobrilla Kacarska për rastin konkret”, thuhet në deklaratën e Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev të hënën tha se më 37 janar deri tek Këshilli Gjyqësor, është dërguar një kërkesë nga Dobrila Kacarska për vërtetimin e përfshirjes së saj në rastin “Perandoria”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori