Këshilli Evropian: Burgjet e Maqedonisë midis “më të mbipopulluarat” në Evropë
![Këshilli Evropian: Burgjet e Maqedonisë midis “më të mbipopulluarat” në Evropë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/03/Keshilli-i-Evropës-780x439.jpg)
Sipas hulumtimit të Këshillit të Evropës, në burgjet në Evropë është arritur përparim i caktuar në pikëpamje të zvogëlimit të “mbipopullimit” të tyre. Analiza e njëjtë tregon se në Maqedoni, së bashku me Hungarinë, Belgjikën, Greqinë, Shqipërinë, Italinë, Spanjën (burgjet në nivel shtetëror) Sllovenia, Franca, Portugalia, Serbia, Rumania dhe Austria është situata më e rëndë me “popullimin” e madh në burgje, gjegjësisht ka shumë më shumë të burgosur sesa që ka kapacitet sistemi i burgjeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Marrë në përgjithësi, mbipopullimi në burgjet dalëngadalë po zvogëlohet në Evropë që nga viti 2011, edhe pse situata edhe më tej është problematike në drejtorinë e burgjeve në çdo të katërtin vend anëtar të Këshillit të Evropës, kjo sipas edicionit të Statistikave vjetore penale të Këshillit të Evropës për vitin 2014, të publikuara në Strasburg. Dendësia në burgjet për 100 vende, nga 99 në vitin 2011 kaloi në 96 të burgosur në vitin 2013 dhe në 94 të dënuar në vitin 2014.
Shkalla e popullatës në burgje, gjithashtu, është zvogëluar për shtatë për qind në vitin 2014 në krahasim me vitin paraprak nga 134 në 124 të burgosur në 100.000 banorë. Burgjet evropiane megjithatë mbesin afër mbushjes së kapacitetit të tyre me 1.600.324 të burgosur. Numër të konsiderueshëm të vendeve në vitin 2014, kanë shkallë të lartë të popullatës në burgje (numër i personave të dënuar në 100.000 banorë) i cili ishte 124 për tërë Evropën.
Federata ruse (467,1), Lituania (305), letonia (240,3), Azerbejxhani (238,2), Gjeorgjia (227,9), Estonia (225,1), Ukraina (204), Polonia (203,5), Republika e Moldavisë (201,3), Turqia (197,5), republika e Sllovakisë (187,9), Shqipëria (187,8), çekia (117,5), Hungaria (185), Mali i Zi (170,2), Rumania (158,6), republika e Maqedonisë (150,8), Britania e Madhe (Anglia dhe Vels 149,7, Skocia (147,6), Serbia (144) dhe Spanja (141,7).
Numri i drejtorive të burgjeve të cilët vuajnë nga mbipopullimi dukshëm është zvogëluar (nga 21 në vitin 2013 në 13 në vitin 2014). Në vitin 2014 Maqedonia ishte pas Hungarisë dhe Belgjikës, vendi me më shumë burgje të mbushura, duke mbajtur 123 të burgosur në 100 vende të lira. Në gjithë Evropën, kishte 94 të burgosur për 100 vende. Vendet me më shumë burgje të mbushura. Hungaria (2013: 145/2014: 142 ↑), Belgjika (2013: 134/2014: 129 ↓), IRJ Maqedonisë (2013: 124/2014: 123≈), Greqia (2013: 134 / 2014: 121 ↓), Shqipëria (2013: 110/2014: 120 ↑), Spanja – shteti admiral – (2013:. 87/2014: 118 ↑), Franca (2013: 117/2014: 115 ↓), Sllovenia (2013 : 105/2014: 118 ↑), Portugalia (2013: 117/2014: 111 ↓), Serbia (2013: 109/2014: 110≈) dhe Italia (2013: 148/2014: 110 ↓).
Megjithatë, duhet të përmendet se disa institucione ndëshkuese në vend mund të vuajnë nga stërngarkimi edhe pse numri i përgjithshëm i të burgosurve është më i vogël nga kapaciteti i përgjithshëm i burgjeve në nivel kombëtar. Në vitin 2014, 1.212.479 persona janë nën mbikëqyrje ose mbikëqyrjen e probacionit në 45 vende të cilat dorëzuan informatë. Vetëm 6,7 për qind e tyre janë në pritje të gjykimit, që do të thotë se masat alternative ende rrallë shfrytrëzohet në vend të masës së paraburgimit. Gjatë vitit 1.373.912 persona janë nën mbikëqyrje të dënimit me kusht, ndërsa kjo masë u ngrit për 1.134.567 të tjerë.
Sipas hulumtimit, shtetasit e huaj paraqesin 21,7 për qind nga popullata e përgjithshme në burgjet evropiane, 34,6 për qind nga ta janë shtetas të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Në shumicën e vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përqindja e të burgosurve të huaj nuk tejkalon dhjetë për qind ndërsa ata janë më shumë të pranishëm në Evropën Jugore dhe Perëndimor,e me 25 deri 96 për qind nga popullata e përgjithshme e burgjeve. Kohëzgjatja e privimeve nga liria shumë të shkurtëra ka rënë pak në vitin 2013: në mesatare, 16 për qind nga të burgosurit kanë qenë në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej më së paku një vit, në krahasim me 17 për qind në vitin 2012. Nga ana tjetër, përqindja e të burgosurve për vuajtje të dënimit prej më shumë se dhjetë vjet është rritur prej 11,2 për qind në 14,3 për qind.
Veprat e lidhura me drogë edhe njëherë janë arsyet më të shpeshta për burgosje (16,5 për qind), pastaj vjedhje (14 për qind), plaçkitje (13,1 për qind) dhe vrasje (12,3 për qind). Vendet që kanë pasur shkallët më të larta të të burgosurve të dënuar për vjedhje (më shumë se 30 për 100.000 banorë) në vitin 2014 janë: Republika Sllovake (30), Hungaria (33), Azerbajxhani (35), Maqedonia (36), Lituania (38), Letonia (39) Rumania (40), Bullgaria (44), Polonia (46) Ukraina (51), Gjeorgia (55). Mosha mesatare e të burgosurve në Maqedoni është 38 vjeç, prej tyre 3,3 për qind janë femra, 3,8 për qind janë shtetase të huaja, 13.9 për qind ishin pa vendim të formës së prerë, koha mesatare e kaluar në burg në vitin 2014 ishte 14,5 muaj. Vdekshmëria e të burgosurve në Maqedoni është 45,7 në 10,000, në Evropë vdekshmëria mesatare është 31.3. Vetëvrasjet paraqesin 3,5 në 10,000 në Evropë shifar mesatare është 5,4.
Shuma mesatare e shpenzuar në ditë për një të burgosur në vitin 2013 ka qenë 99 euro dhe me këtë ka qenë më e lartë sesa në vitin 2012 (97 euro), por me dallime të mëdha nga njëri vend në tjetrin në Evropë. Njëherit në Maqedoni janë shpenzuar në vitin 2013, 10 euro për një të burgosur në ditë dhe çdo gardian i burgut është kujdesur për 3,4 të burgosur, në Evropë kolegët e tyre mesatarisht kujdesen për tre të burgosur. Në vitin 2013, administrata në burgjet në 45 vende, që kanë paraqitur të dhëna të këtilla, kanë shpenzuar së bashku më shumë se 27 miliardë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Heshtje në PS pas arrestimit të Veliajt, Rama mbërrin në Kryeministri, mblidhet grupi parlamentar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj-380x233.png)
Heshtje në PS pas arrestimit të Veliajt, Rama mbërrin në Kryeministri, mblidhet grupi parlamentar
![Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-basha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
![Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Kufi_dogana-750x430-1-380x233.jpg)
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe