LAJMI I FUNDIT:

Këshillat për vendosjen e buzëkuqit me tone të errëta

Këshillat për vendosjen e buzëkuqit me tone të errëta

Tonet e errëta mund ta bëjnë grimin misterioz dhe elegant, por bëni kujdes të respektoni disa rregulla të thjeshta.

Buzëkuqi është i rëndësishëm për grimin dhe, disa ngjyra, si e kuqja, janë të domosdoshme në disa raste.

Në tendencën e këtij sezoni janë nuancat e errëta, si ngjyra e kumbullës apo kafeja; kjo e fundit shfaqet madje në shumë tonalitete. E rëndësishme është të dini të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me ngjyrën e lëkurës, formën e buzëve, por edhe me ngjyrën e syve.

Femrat që kanë buzë të holla duhet të shmangin ngjyrat shumë të errëta dhe të synojnë te tonalitetet më të zbehta dhe të shkëlqyeshme.


Këto ngjyra janë të përsosura për femrat që kanë sy gështenjë, të çelur dhe të errët, por edhe ato që kanë sy të kaltër që anojnë nga grija. Nuancat portokalli të buzëkuqve u shkojnë femrave me flokë të kuqe.

Për ato femra që kanë buzë më të plota, kafja e errët është një zgjedhje shumë e mirë, mbi të gjitha nëse kanë flokë dhe sy të errët. Kjo nuancë duket bukur edhe te femrat me lëkurë të çelur.

Nuanca të tjera të kafesë, si lajthia, u shkojnë të gjitha femrave. Në vija të përgjithshme, buzëkuqtë e errët duhet të shmangen nëse keni dhëmbë jo shumë të rregullt dhe të zverdhur, pasi këto nuanca vënë në dukje të gjitha defektet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Kalo në kategori