Fëmijët duhet të inkurajohen dhe të kenë mbështetje nga familja, nga shoqëria si dhe nga komuniteti i shkollës. Covidi-19 ka ndikuar në jetën e secilit person, pavarësisht statusit apo gjendjes së tij psikologjike e fizike, kështu që komuniteti i fëmijëve me nevoja të veçanta bart barrën më të madhe duke qëndruar në shtëpi. Sfidë e madhe kjo edhe për prindërit të cilët duhet të luajnë shumë role njëkohësisht, duke u përpjekur që fëmija të mos e ndiejë shumë ndryshimin e mësimit online e që kjo situatë të mos ndikojë negativisht në të ardhmen e tyre.
Është me rëndësi që fëmijët me nevoja të veçanta ta kuptojnë se të gjithë janë të mbyllur (mos ta kenë bindjen se vetëm ata janë izoluar) dhe se ka një arsye pse asgjë nuk do të jetë e njëjtë si më parë. Rutina duhet të ristrukturohet e të përshtatet me kushtet e reja.
Është e vështirë t’i tregosh fëmijës se lëvizjet janë të kufizuara dhe se ky ndryshim do të vijojë edhe për një kohë. Por, ju si prindër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të qartë në informacionet që i jepni. Kalojeni kohën e duhur me fëmijët dhe ofroni siguri e rehati. Lërini bisedat të drejtohen nga pyetjet e fëmijës dhe jepni përgjigje të drejtë e konfront kapaciteteve njohëse të tij/saj. Shpjegoni se po punohet një vaksinë kundër virusit dhe se derisa të ndodh kjo duhet që të gjithë të mbrohemi duke respektuar rregullat. Bisedat me fëmijë (përmes video-kamerës edhe me gjyshërit), shoqërinë e rrethin familjar, ndihmojnë dhe kontribuojnë për të mirë në këtë situatë.
Mësimdhënia në kushte pandemie është sfidë botërore. Secili fëmijë u duhet organizimi i mësimit në shtëpi. Prindërit e kanë sfidën më të madhe të edukimit, sepse ata duhet që gjumin, ushqimin, lojën, mësimin dhe aktivitetet t’i bëjnë të koordinuara në kushte shtëpie. Prindërit duhet të jenë vëzhgues aktivë për të parë se në çfarë ore fëmija po tregohet më fleksibil me detyrat e ushtrimet. Duhet zgjedhur një kënd të përshtatshëm, komod dhe të organizuar mirë, për të krijuar klimë të mirë për të mësuar. Fëmijën nuk duhet munduar shumë me detyrat e as të qëndrojnë gjatë deri në zgjedhjen e tyre. Duhet të praktikohet pushimi i shkurtë mes detyrave, të ushqehet me diçka e të rifillojë procesi mësimor.
Mos përdorni kontroll të tepërt mbi fëmijën, sepse kontrolli dhe presioni për të mësuar vetëm sa mund t’i sjell stres, prishje të humorit dhe shpërqendrim. Në kushte shtëpie duhet ndërtuar një rregull mbi bazën e një klime të mirë dhe koordinim të orarit për secilin aktivitet.
Fëmijët me nevoja të veçanta jo vetëm që kërkojnë më tepër kohë dhe durim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji dhe qasje të diferencuar mësimore, duke mbështetur dhe rritur potencialin e tyre të të nxënit karshi nevojave dhe aftësive të veçanta.
Mësimdhënësit dhe prindërit luajnë element kyç dhe mjaft të rëndësishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në motivimin e fëmijëve, sidomos tash kur mësimi po aplikohet online. Ata duhet bashkëpunuar ngushtë mes vete, duke kuptuar kështu situatën e fëmijës, temperamentin, motivimin, vullnetin, ndrojtjen e stresin që fëmijët përjetojnë për shkak të pasojave të pandemisë.
Fëmijët me nevoja të veçanta kanë predispozita shumë më të mëdha të kenë rënie të motivimit në mësim, prandaj duhet të jeni faktor ndikues për të ngjallur dëshirë dhe entuziazëm, duke përdorur metoda e teknika që motivojnë fëmijët. Duhet ta keni ndjenjën e empatisë, të keni motivim të lartë dhe t’i shpërbleni pas secilës detyrë që arrijnë ta realizojnë. Sa më e lartë të jetë pritshmëria e prindit dhe mësimdhënësit si dhe zgjedhja e mënyrave të duhura për motivimin e fëmijës, aq më i motivuar do të jetë fëmija dhe më e lartë do të jetë përformanca.
Një klimë e mirë bashkëpunimi karshi nevojave dhe dëshirave, merr kah pozitiv në gjendjen dhe disponimin e fëmijëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Martohet për herë të dytë Fero

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë