Kërkonin ndihmë e para për shërim, Policia në kërkim të dy të dyshuarve për mashtrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për raste të mashtrimit gjatë muajve prill, maj e qershor.
Sipas komunikatës për medie, mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë kohore.
“Prishtinë, 24 shtator 2021 – Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (prill, maj, qershor), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të Përgjithshme, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë: Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarve: Mexhid Krasniqi, 35 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Dyshohet se këta persona përmes llogarive bankare kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale dhe portalet, duke paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Të dyshuarit, Mexhid Krasniqi, 35 vjeç dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga PK-ja.
“Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore. Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se, “Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri