Bizneset nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë barriera tarifore e jo tarifore nga autoritetet për eksportimin e mallrave në kufi dhe për qasje në tregun e tyre.
Në muajin maj në Tiranë, dy qeveritë shqiptare janë dakorduar që të hiqen disa prej këtyre barrierave deri në muajin korrik.
Ndonëse, ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi pranon shqetësimet e autoriteteve kosovare, sipas tij këto burokraci nuk mund të zgjidhen me ultimatum.
Në anën tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka paralajmëruar masat të cilat shumë shpejt Qeveria e Kosovës mund t’i marrë ndaj shteteve anëtare të CEFTA-s.
Ministria Shala thotë se Qeveria respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ketë qasje të barabartë në raport me Kosovën ndaj secilit shtet anëtar të CEFTA-s.
“Do ta mbajmë qasjen e njëjtë siç e kanë ato vende në raport me Republikën e Kosovës… I kemi edhe disa barriera të cilat janë tarifore e që janë të vendosura nga ana e Republikës së Shqipërisë siç është taksa për rrugë, taksa e skanerit, e ne në dy takimit e fundit me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kemi kërkuar që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejt që këto taksa të implementuara nga Republika e Shqipërisë mos të reflektojnë në të bërit biznese ndërmjet dy shteteve tona”, pohon ministri Shala.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi duke thënë se kanë shënuar rritje këmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, pranon se skaneri në kufi është një problematikë, por që kërkon kohë për t’u zgjidhur.
“Natyrisht skaneri është një problem, është ngritur kjo çështje. Autoritetet e Kosovë kanë kërkuar për mallra që nuk vijnë nga Republika e Shqipërisë, transit, të shikohet mundësia që të hiqet dhe kjo po studiohet nga ana e autoriteteve të Shqipërisë. Është një detyrim që nuk mund të kalohet me një vendim qeverie për t’u hequr. Është problematikë, nuk mund ta themi që nuk ndikon, por është një çështje që po e shikojmë me kujdes… Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë janë ‘online’ për zgjidhjen e këtij problemi… Ne kemi vitin e parë eksperimental(me taksën rrugore), për maunat që kanë një fluks më të madh ka një zbritje deri 30 për qind, megjithatë edhe kjo është ngritur si shqetësim dhe po shikohet, por jo në mënyrë ultimative siç e përmendin disa institucione”, thotë Minxhozi.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë, se është e drejt e shtetit të Kosovës të merr masa ndaj Shqipërisë nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e barrierave në kufi.
Rukiqi thotë se janë në proces të organizimit të mbledhjes së informacioneve nga kompanitë sa i përket barrierave që shfaqen me Shqipërinë. OEK ka shpërndarë pyetësorin tek ato kompanitë që punojnë në tregun e Shqipërisë.
“Këto marrëveshje të arritura mes qeverive janë vetëm një pjesë e problemeve. Nuk është që nuk ka progres për disa pika të atyre marrëveshjeve, por megjithatë ka shumë çështje të hapura të cilat nuk nënkuptojnë vetëm një vendim apo vetëm një marrëveshje mes dy qeverive, por që duhet të ndryshohen edhe shumë ligje të cilat mundësojnë që të realizohet ajo që synohet tregu i përbashkët… Çdo masë reciproke funksionon në tregti, mirëpo duhet të shterën të gjitha mundësitë për me parë se a ka vullnet që të eliminohen këto barriera. Nëse nuk ka vullnet, çdo vend e ndjek të drejtën e reciproitetetit në marrëdhënie tregtare”, deklaron Rukiqi.
Ndërsa, në lidhje me deklaratat e ministrit të MTI-së, Endrit Shala për shtimin e tarifave ndaj biznesit shqiptar, kryetari Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka shprehet se tashmë nuk është koha për presione, por për zgjidhjen e problemeve.
Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranën apelon bizneset që të dorëzojnë të gjitha ankesat që kanë në lidhje me barrierat që ekzistojnë midis dy vendeve deri në datën 15 korrik.
Ndryshe, marrëdhëniet tregtare Shqipëri –Kosovë mbeten të zbehta edhe pse muajt e fundit kanë pësuar rritje me 40% për shkak të taksës që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe. Shqipëria ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë 205 milionë euro në vitin 2018, ndërsa Kosova në Shqipëri në vlerë 65 milionë euro./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artikull-3-780x439.jpg)
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe