LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet shkarkimi i kryetarit të K.B. Bashkimit

Kërkohet shkarkimi i kryetarit të K.B. Bashkimit

“Të shkarkohet kryetari i klubit basketbollistit të Bashkimit, Shaqir Totaj”.

Kjo është kërkesa e tifo grupit prizrenas Arpagjik’ve, të cilët kanë renditur një numër të arsyeve.

E gjithë kjo sipas fansave, Totaj është përgjegjës kryesor për degradimin e klubit, i cili humbi në finale të serisë së “Play-Off” kundër Sigal Prishtinës, transmeton Telegrafi.


Sipas Arpagjik’ve, në kohën derisa Totaj është kryetar, klubi është i zhytur në borxhe dhe në krizë financiare.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Arpagjik’ve.

Drejtuar kryetarit të klubit basketbollistik Bashkimi, Shaqir Totaj dhe menagjerit të ti personal jo të klubit tonë.

Dorëheqja ështe akt moral dhe nuk është marre, mëkat apo fundi i botës.

Prej ni ambienti ku nuk je i pëlqyer më mirë largohu dhe mos na dëmto edhe më shumë.
Përkrahja jonë në asnjë moment nuk është ndalur dhe nuk kemi pushuar ani pse me vite të tëra keni hasur në dashni pa kthim apo dashuri të njëanshme. Kemi përkrahur dhe respektuar çdo person që është afër me klubin si trajnerët, lojtarët e anëtarët e kryesisë, në veçanti kryetarin i cili 3 vite është në krye të klubit.

Në kohën derisa ky është kryetar, klubi është i zhytur në borxhe dhe kjo situatë dikujt edhe i konvenon dhe pa mar parasysh situatën jemi të renditur mirë në tabelë ku vitin e fundit humbëm finalen duke na munguar organizimi i mirëfilltë i kryesisë dhe kompaktësia kryesi-trajner-skuadër-tifozeri.

Ky kryetar nuk meriton të jetë në krye të klubit më të vjetër në Kosovë. Pse ish menagjeri ashtu qysh keni paralajmëruar është ende pjesë e klubit?

Tashmë ju dy jeni persona non grada për tifozët dhe qytetarët prizrenas. Këtë edhe vet e dini. Jepni dorëheqje morale sepse nuk do të guxoni të hyni ma në qendrën sportive e ler më diqka ma shumë…

Derisa pas ndeshjes së dytë finale (e para në Prizren) pësuam humbje mu ky person bashkë me personin tjetër nga federata dhe referët festonin humbjen e Bashkimit në një darkë solemne e cila ka kushtuar hiq më pak se 150€. E po mos të hym më thell tek financat sepse gjithqka është e arsyshme FAL pozitës së kryetarit dhe kërkojmë auditim ndërkombëtar për klubin sepse kjo qfarë po ndodh është katastrof në vete e papranueshme.

Mos aktivizimi i tij si krye e kryesisë (nëse egziston një e tillë) ka bërë që në Prizren të funksionojnë shumë klube në veçanti kategori të ulëta të cilët nesër do t’i bëjnë konkurencë edhe Bashkimit.

Boll ma! Profiterave që nepërmjet emrit të klubit mendojnë të bëjë emër për vete i’u ra maska.
Talent, ik nga BASHKIMI.

Me respekt djemt besnik të qytetit
Arpagjik’t PRIZREN!

Në trend Sport

Më shumë
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Amorim ka caktuar katër emra për të përforcuar sulmin e Man Utd

Amorim ka caktuar katër emra për të përforcuar sulmin e Man Utd

Premier League
Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve

Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve

Ligat tjera
Greenwood ndryshon ekipin kombëtar, nuk do të luajë më për Anglinë

Greenwood ndryshon ekipin kombëtar, nuk do të luajë më për Anglinë

Përfaqësueset
Kalo në kategori