Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka prezantuar sot gjetjet e raportit Hetues të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore (BB), për zhvendosjen e banorëve të fshatit Hade, ku u kërkua nga Kuvendi i Kosovës që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, në të kundërtën ata do të fillojnë me protesta.
Sipas tyre, Paneli i Inspektimit ka publikuar dëme të konsiderueshme dhe të pa-riparueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes për t’i hapur rrugë mihjeve për Termocentralin “Kosova e Re.”
Dajana Berisha nga Forumi për Iniciativë Qytetare, ka thënë se në këtë raport është precizuar në shumë raste dështimi i Qeverisë dhe Bankës Botërore. Sipas saj, nga kjo kanë pësuar mbi 7 mijë persona që jetojnë në këto zona.
“Në vija të përgjithshme e Bankës Botërore për t’i ndihmuar Qeverinë e Kosovës për t’i zhvendosur këta njerëz në përputhje me standardet e vetë BB ka dështuar. Është një dështim jashtëzakonisht i madh i të dy institucioneve, i Qeverisë së Kosovës dhe BB për zhvendosje në përputhje me standardet e vetë BB të banorëve të Hadës. Këtë gjë e bënë të ditur edhe vet raporti i inspektimit i BB-së. Dëmi ndaj komunitetit shkojnë përtej banorëve të Hadës, duke përfshirë të gjithë banorët e zonës së mihjes së re që është pjesë e zonës me interes të veçantë ekonomik dhe të gjithë këta banorë janë ndikuar negativisht qysh prej vitit 2014, e deri më sot….Përllogaritet që mund të jenë diku rreth 7 mijë njerëz të afektuar, prej këtij procesi që quhet zhvendosje e dhunshme për t’i hap rrugë mihjes së re termocentralit Kosova e Re”, tha Berisha.
Ragim Grajqevci, banor i Hadës i pjesë së mbetur, ka thënë se mjetet të cilat i ka ndarë Banka Botërore u keqpërdoren nga Qeveria. “Parat që janë ndarë për Haden nuk janë përdor për Hade”, tha Grajqevci.
Visar Azemi nga KOSID, tha se qytetarët e kësaj zone ishin detyruar në disa raste që me dhunë të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Qytetarët e kësaj zone janë detyrua në disa raste edhe me dhunë që t’i lëshojnë tokat e tyre në mënyrë që t’i epet përparësi zhvillimit ekonomik të Kosovës duke cenuar të drejtat dhe pronat e tyre në këto zona. Ne kemi qenë pranë banorëve gjatë gjithë kohës për të siguruar ata se ne do t’i bëjmë të datuara të gjitha këto shkelje që janë bërë gjatë këtyre proceseve nga akterët të cilët kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejtë në këto procese. Siç janë Banka Botërore, Qeveria e Kosovës, në disa raste edhe UNMIK-u”, tha Azemi.
Përcaktimi i Komunës së Obiliqit si zonë me interes të veçantë ekonomik sipas Panelit të Inspektimit, nuk është në pajtueshmëri me praktikat ndërkombëtare. Për më tepër, paneli thotë që një proces i tillë i zvarritur procesi i zhvendosjes me vite të tëra dhe ndarja e komunitetit, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare apo politikat e Bankës Botërore. Banorët bashkë me përfaqësuesit e KOSID, kanë paralajmëruar protesta në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës