LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që hekurudha Prishtinë-Durrës të jetë me dy linja

Kërkohet që hekurudha Prishtinë-Durrës të jetë me dy linja
Foto: Ilustrim

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Sipas DHTIK-së, ky projekt do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik të vendeve.

“Konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht të mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dydrejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi”, thuhet në reagimin e DHITK-së.


Po ashtu, Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Në fund, DHTIK thotë se e përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori