Manastiri i Banjskës një ditë para një vjetorit të vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, do të mbyllet për shkaqe sigurie. E njohësit e sigurisë vlerësojnë se këto ditë duhet shtuar prezenca e institucioneve të sigurisë për shkak se ka indice për sulme të njëjta.
Edhe katër ditë bëhen një vit nga vrasja e rreshterit policor, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.
Grupi terrorist që kryen këtë vrasje, u strehuan fillimisht në Manastirin e këtij fshati.
E për shkaqe sigurie nga 23 shtatori, ky objekt fetar do të jetë i mbyllur për vizitorë, ka njoftuar Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se vendimi është marrë nga vetë kjo bashkësi fetare.
E nënkoloneli në pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina po vlerëson se me vendime të tilla ky monument fetar po i shërben politikës së presidentit serb, Vuçiq.
“Prandaj forma të tilla të një lufte psikologjike edhe ndaj popullatës serbe në veri, por edhe ndaj popullit në tërësi në veri dhe pjesë të tjera tregojnë se politika e Kishës Ortodokse Serbe është ajo që ka qenë më herët. Pra, që e ka përkrahë luftën edhe gjenocidin jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë”, thotë Morina, për Tëvë1.
Sipas tij, vigjilenca dhe prania e institucioneve të sigurisë duhet të jetë më e madhe këto ditë në veri të vendit.
“Në situatat e turbullta të cilat po jetojmë tani sidomos në pjesën veriore dhe grupe të tilla gradualisht të neutralizohen siç po neutralizohen grupe grupe, në mënyrë që mos të vije te ndonjë ndezje shtëpie, gjuajtja e ndonjë granate dore ose forma tjera të cilat në një mënyrë ose tjetër nxisin frikë te qytetarët pakicë serbe, shqiptare ose të tjerë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Morina.
Krahas këtyre, ministri i Mbrojtjes sërish ka alarmuar për grupe terroriste që po trajnohen për sulme të njëjta ndaj Policisë së Kosovës.
Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj thotë se këto deklarime janë kundërthënëse me ato të Qeverisë së Kosovës.
“Kur një kohë deklarohet se nuk ka më rrezik në veri dhe është shtrirë sovraniteti dhe atje nuk ka banda dhe më pastaj dalim me deklaratën tjetër që thotë se ky rrezik është shumë i mundshëm dhe potencial, atëherë këtu nuk shkon diçka. Nuk shkojnë njëra me tjetrën”, ka thënë Gecaj.
Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi terrorist tashmë është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale. /Tëvë1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Tërmet në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar