Qeveria ta mbajë fjalën dhe deri në vitin 2021 ta ndërtojë autostradën Kërçovë – Ohër, kërkojnë nga sektori i turizmit dhe ai i biznesit nga rajoni i Ohrit dhe Strugës.
Ata konsiderojnë se ndërtimi i këtij seksioni të autostradës, i cili është i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e biznesit, por edhe për turizmin si degë ekonomike duhet të përshpejtohet. Askush më nuk dëshiron të udhëtojë nga 3 – 4 orë nga njëra në anën tjetër të vendit.
“Në vendet normale, për shembull në Slloveni 150 km i udhëton për një orë e gjysmë, e jo për 3 orë. Unë pres që, jo deri në vitin 2021, por që nga fillimi, pas 15 janarit, Qeveria, pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe vazhdimin e negociatave me partnerët evropianë, t’i kushtohet vëmendje më serioze këtyre nevojave sociale, sepse nuk është vetëm autostrada”, thotë Mehmed Xemailovski, biznesmen nga Struga.
Hotelierët, nga ana tjetër me kërkesa më të forta deri te pushteti. Ata thonë se pamjen e parë që e kanë mysafirët për shkak të autostradës së pa ndërtuar nuk është e mirë.
“Duhet bërë përpjekje që nga aeroporti i Ohrit, si dhe hyrjet në Ohër dhe hyrjet në Strugë për t’u përfunduar deri në sezonin e ardhshëm 2019. Duke pasur parasysh që vizitorët 70% vijnë me transport ajror, të paktën kjo pjesë të jetë e rregulluar dhe do të kemi një pamje të re”, deklaroi Kërste Blazheski, kryetar i Hotam-it.
Sipas pamjes në terren, ndërtimi i autostradës vazhdon ende në një ritëm të ngadalshëm pa prani më të madhe të punëtorëve dhe mekanizimit. Me aneksin e tretë të marrëveshjes së shtetit me kompaninë kineze Sinohidro është përcaktuar nevojë për një shtesë prej 178 milion euro për këtë pjesë të autostradës. Me këtë, ndërtimi i autostradës së gjatë 57 km do të kushtojë 598 milionë euro. Me aneksin e ri, Sinohidro duhet të ndërtojë nëntë lidhje rrugore që nuk ishin paraparë më parë, si dhe një rrugë alternative nga Preseka në Arbinovë, të kryejë punë shtesë në tunelin e Presekës .Fillimisht, autostrada ishte planifikuar të përfundonte deri në janar të vitit 2018./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës