LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njëjti nuk e përfill kërkesën.

I dyshuari vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.


Duke vepruar në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori