Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet A.B.
I njëjti gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh pasi dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin Xh.Q., me këtë kishte për të kryer veprën penale ”Vrasje në tentativë ” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën për media.
“Po ashtu, për të pandehurin A.B., ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pavërtetuar e deri më datë 01.08.2022, në shtëpinë e tij në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, ka mbajtur në posedim paautorizim armën në kundërshtim me Ligjin mbi armët, me të cilën ka tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Xh.Q., kurse policia pas zbatimit të kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë të dëmtuar dhe një gëzhojë të pushkës automatike AK-47, kurse pushkën automatike i pandehuri e kishte fshehur dhe nuk ka pranuar që të i’a dorëzojë policisë, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.
Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Xh.Q., pasi i ka drejtuar armën, i dëmtuari gjatë tentimit që ta largojë tytën e armës ka pësuar lëndime trupore në kokë, e pastaj e ka goditur edhe me grushte disa herë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me këtë do të kryente veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë