LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për policin që dyshohet se abuzoi të miturën nga Drenasi

Kërkohet paraburgim për policin që dyshohet se abuzoi të miturën nga Drenasi
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashkruar kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit ndaj hetuesit policor V.V, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën nga Drenasi.

Sipas njoftimit për media, Prokuroria Themelore në Prishtinë me të pranuar informatën, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, sipas urdhëresës së prokurorit kujdestar, ku i dyshuari, V.V, më 05.02.2019, është ndaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, i cili është dërguar në qendër të mbajtjes, në afat prej 48 orësh.

“Prokurori kujdestar ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.V., në drejtim të veprave penale ‘Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi1 pika 1.3, të KPRK-së’ dhe veprën penale ‘Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së’”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim Gjykata Themelore në Prishtinë, në ora 14:00, ka caktuar seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurori për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e cekur më lartë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke punuar në mbledhjen e të gjitha provave në drejtim të veprave penale të lartpërmendura dhe veprat penale të cilat mund të paraqitën në ndërkohë. Prokuroria do ta mbajë të informuara opinionin për çdo veprim të ndërmarrë në lidhje me këtë rast”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori