Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për vjedhje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V. i cili gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitje “.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit R.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































