Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike është diskutuar lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së komisionit.
Kryetari i këtij komisioni, Endrit Shala tha se pas programit qeverisës duhet të krijohet edhe plani i punës së komisionit.
Shala tha se ky komision ka për mision edhe mbikëqyrjen e legjislacionit në disa fusha ekonomike, si dhe ka për obligim monitorimin e ndërmarrjeve publike dhe marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri.
“Ideja e takimit të sotëm është vetëm t’i përcaktojmë objektivat në pikat e trasha se me cilat punë ne do të merremi si komision. Pasi që të marrim programin legjislativ pastaj në këto objektiva tona dhe detyra e punës sonë i plotësojmë. Kurs e sa i përket propozimit të deputetit Shala, edhe unë pajtohem që komisioni të monitoron ndërmarrjet publike, duke përfshirë edhe ndërmarrjen Trepça”, tha Shala.
Ndërsa, anëtari i komisionit nga PDK, Ferat Shala tha se ky komision duhet të ketë një monitorim të veçantë për ndërmarrjen “Trepça”, sepse sipas tij, është e vetmja ndërmarrje minerare dhe për këtë duhet një fokus i shtuar.
“Ndërmarrja ‘Trepça’, është e vetmja ndërmarrje minerare në Kosovë dhe është shoqëri aksionare, ku qeveria është aksionar. Specifikat që i ka, e bëjnë që ne duhet të kemi një fokus të shtuar në raport me këtë ndërmarrje. Kemi edhe obligim ligjor që ne ta futemi si pikë të veçantë monitorimin e ndërmarrjes Trepça, sepse specifikat dhe sfidat që ka kaluar dhe po kalon kjo ndërmarrje, na obligojnë”, theksoi Shala.
Kurse, anëtari tjetër i këtij komisioni nga LVV, Hekuran Murati tha se të gjitha ndërmarrjet publike janë të rëndësishme, andaj edhe Telekomi është në një gjendje të rëndë, siç tha ai, buzë falimentimit dhe meriton monitorim të veçantë.
Anëtari i komisionit nga AAK, Pal Lekaj tha se nuk mund të ketë planifikim të veprimit në komisionin parlamentar, pasi që nuk ka asnjë informatë se si do të bëhet fuzionimi i ministrive nga qeveria e re.
“Ne kot mund qesim në letër derisa nuk kemi një program qeverisës. Derisa nuk kemi asnjë draft të propozuar se si do të fuzionohen të gjitha këto Ministri në një ministri. Mendoj se sa më parë duhet ta ftojmë ministren Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, që të na prezantoj planin e Ministrisë së vet, si do t’i qaset fuzionimit të Qeverisë apo Ministrive në këtë rast. Dhe atëherë ne mund të bisedojmë saktë për planin e veprimit”, deklaroi Lekaj.
Të gjithë anëtarët u pajtuan që Komisioni për Ekonomi të nisë punën për shqyrtimin e projektligjeve që janë me rëndësi për vendin dhe ekonominë e saj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë