Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale për regjistrimin e veturave.
Deri para shfaqjes së virusit COVID-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara.
Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore.
“Po është fakt se një numër i madh i automjeteve në Republikën e Kosovës janë të paregjistruara. Numri është rritur, në fakt edhe gjatë kohës së pandemisë, mirëpo rritja e këtij numri bëhet fjalë për automjetet që bëjnë regjistrime të rregullta që për shkaqe dhe arsye të njohura kanë mbetur edhe një numër i caktuar. Për sa i takon numrit të automjeteve të paregjistruar si kontigjencë për gjatë viteve, ne me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me kompanitë e sigurimeve, kemi filluar hartimin e një udhëzimi administrative me të cilin do ta rregullojmë këtë çështje dhe në momentin e parë që na krijohen kushtet dhe rrethanat do ta procedojmë”, deklaron Veliu.
Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.
“Kur po ka vështirësi po e zgjasim afatin e regjistrimit. Nga një herë ka edhe mungesë për tabelat për shkak të furnizimit jo të mirë me tabela. Nga një herë janë arsye të tjera, mirëpo, ne po veprojmë në kushte të pandemisë me vendime të veçanta në mënyrë që ta rregullojmë këtë çështje. Çështja e pagesave është rregulluar me udhëzime të ndryshme, me ligje. Kështu që ne ndonjë rregull mund ta përjashtojmë, por pa ndryshime ligjore ne nuk mund të bëjmë më tepër”, thotë ai.
Derisa, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i kontaktuar nga KosovaPress, ka thënë se asnjë prej këtyre kushtëzimeve për regjistrim nuk janë në kompetencën e kësaj ministrie.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku për KosovaPress, thotë se sipas ligjeve në fuqi, respektivisht Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, është përcaktuar mënyrat e mbledhjes së detyrueshme të tatimit në pronë të cilat mund të ushtrohen nga organet kompetente.
Ai ka marrë në vlerësim numrin e tërësishëm të mjeteve motorike të siguruara dhe ka konstatuar se rreth 350 mijë qytetarë janë të kushtëzuar në procesin e regjistrimit të mjetit të tyre motorik.
Mazreku bëri me dije se me datë 24.06.2019 kanë paraqitur ankesë në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe lidhur me këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?