LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet burgim i përjetshëm për autorin e masakrës së Selenicës

Kërkohet burgim i përjetshëm për autorin e masakrës së Selenicës

Burg përjetë për autorin e masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj, ky është dënimi që Prokuroria ka kërkuar ndaj autorit të masakrës së Selencisë.

Dosja e tij tashmë i është përcjellë gjykatës së shkallës së parë Vlorë,prej datës 8 janar të vitit 2018,ndërsa pritet seanca e radhës që pritet të mbahet në fillim të muajit mars.

Gjithçka deri më tani është ndjekur nga prokurori Saimir Smaka, i cili është edhe prokurori i çështjes, ndërsa konfirmohet se tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.


Mësohet se për ngjarjen në fjalë, ndaj autorit nuk do të ketë gjykim të shkurtuar, i cili nuk parashikohet më në ligj, i ndryshuar në kod prej vitit 2017, në rastet e kryerjes së Krimeve të Rënda.

Për këtë ngjarje, ligji e parashikon dënimin me jo më pak se 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Referuar faktit se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, dënimi që do të kërkohet ndaj Zykaj është ai i burgimit përjetë, por kjo pritet të jetë në pretencën Prokurorisë, kur edhe të nisin seancat në muajin mars.

Aktualisht hetimet janë mbyllur, ndërsa këtë e vërteton edhe fakti se tashmë dosja i ka kaluar gjykatës, ndërsa ndaj Ritvan Zykaj është kërkuar burg përjetë. Ky i fundit vrau tetë persona,mes të cilëve dy të mitur në Selenicë,në 10 gusht të vitit 2018,ndërsa viktimat ishin të afërm të autorit.

Viktimat e Ritvan Zykajt

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori