LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen 33 promotorë të rinj ekonomik

Kërkohen 33 promotorë të rinj ekonomik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të angazhojë 33 promotorë të rinj ekonomik përmes zgjatjes së konkursit i cili do të zgjas deri në fund të tetorit, ndërsa ishte shpallur nga Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Promotorët ekonomik do të angazhohen pothuajse në të gjithë qytetet e mëdha evropiane, ndërsa qeveria planifikon edhe angazhim në qendrat ekonomike në ShBA, Kanada, Britani të Madhe, Rusi, Turqi dhe Kinë.

Kandidatët do të punojnë në kuadër të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të MPJ dhe do të paguhen në përputhje me standardin jetësor të vendeve ku do të shërbejnë.


Deri më tani janë harxhuar rreth dhjetë milionë euro për ekipet e promotorëve ekonomik, detyra e të cilëve është të paraqesin mundësitë për investime të huaja në Maqedoni./Telegrafi/