Kërkohej nga Policia, vetëdorëzohet i dyshuar në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më datë 12.02.2026, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, ku i njëjti me datën 23.02.2026 është vetëdorëzuar në Polici.
Në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. /Telegrafi
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































