LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet kanë zbuluar se çka po ëndërrojnë njerëzit gjatë pandemisë

Kërkimet kanë zbuluar se çka po ëndërrojnë njerëzit gjatë pandemisë

Psikologët kanë studiuar sesi jeta e përditshme ndikon në ëndrrat tona për një kohë të gjatë dhe hulumtimi i fundit ka hedhur dritë se si pandemia COVID-19 dhe struktura e ndryshme e jetës së përditshme formojnë atë për të cilën ëndërrojmë.

Studimi tregoi se gjatë pandemisë, ndjenjat e zemërimit dhe trishtimit në ëndrra u bënë më të shpeshta dhe se njerëzit ëndërronin më shumë tema në lidhje me ndotjen dhe pastërtinë, shkruan Science Alert.

Megjithëse më parë supozohej se ëndrrat ishin një lloj vazhdimi i asaj që po ndodhte ndërsa ishim zgjuar, ky hulumtim i ri ofroi një pasqyrë interesante se si temat e distancës shoqërore dhe larjes së duarve ishin më të pranishme në ëndrra sesa frika e infeksionit të mundshëm nga COVID-19, transmeton Telegrafi.


Studiuesit analizuan 239 raporte të ëndrrave të 67 të anketuarve nga Brazili. Raportet renditën përmbajtjen e ëndrrave para dhe pas futjes së bllokimit në mars dhe prill. Ekspertët raportuan një rritje të konsiderueshme statistikisht të numrit të fjalëve që lidhen me zemërimin dhe trishtimin, si dhe një rritje në fjalët që lidhen me ndotjen dhe pastërtinë (siç është fjala banjë).

Nga ana tjetër, nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e fjalëve që i referoheshin sëmundjes, shëndetit, vdekjes ose jetës.

Ekspertët thonë se është e mundur që ëndrrat gjatë këtij studimi ishin më shumë të përqendruara në ndryshimin e zakoneve të përditshme sesa në kujdesin për sëmundjen ose vdekjen, sepse raportet u mblodhën në valën e parë të një pandemie. Gjegjësisht, në atë kohë vetëm një nga të anketuarit raportoi se ai kishte kontraktuar coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori