LAJMI I FUNDIT:

Kërkime për burime alternative të naftës

Në vitet ’70, çmimet e larta të naftës i detyruan prodhuesit e makinave të kërkojnë alternativa për të eliminuar makinat me benzinë. Por, rënia e çmimeve gjatë viteve 90 e frenoi këtë prirje. Tani, me rritjen e çmimeve të naftës përsëri në nivele rekord, është rritur edhe kërkesa për automjetet elektrike apo me lëndë djegëse alternative. Dhe teknologjia po përpiqet t’i plotësojë këto nevoja.

Në Panairin e Makinave të Detroitit në fillim të këtij viti, prodhuesi i makinave General Motors prezantoi konceptin për makinën Shevrole Volt, automjet me një rrjet të zgjeruar elektrik.

GM do të donte t’ia shiste konsumatorëve makinën së shpejti, por ka një problem.


Teknologjia që duhet për ta prodhuar atë, nuk ekziston ende.

"GM ka ecur shumë përpara me vendimin për ta prodhuar Voltin duke marrë parasysh se nuk kanë ende bateri për makinën".

Don Hillbrand është drejtor i Qendrës për Kërkime në fushën e Transportit në Laboratorin Kombëtar Argon të Departamentit amerikan të Energjisë.

Në këtë laborator, shkencëtarët dhe inxhinierët po studiojnë baterinë me jone litiumi. Kjo teknologji do ta mbante në punë makinën Volt për rreth 40 milje pa pasur nevojë për naftë. Pastaj, një sistem me naftë do të hynte në punë për ta ri-karikuar baterinë.

Tani për tani bateria e Voltit është ende e paqendrueshme dhe gjithashtu e shtrenjtë. Kjo do të thotë se kushton më tepër ta furnizosh makinën me këtë lëndë se me naftë.

"Që kur kompanitë si GM, Ford dhe Tojota kanë dalë në pararojë dhe po përpiqen ta zhvillojnë këtë teknologji, ata të gjitha presin prodhimin e një baterie që do të plotësojë nevojat e tyre me një kosto të përballueshme për konsumatorët. Pra, shumë prej kërkimeve që po bëhen kanë të bëjnë me këtë lloj baterie".

Megjithëse GM e quan teknologjinë e Voltit rrjet të zgjeruar elektrik, zoti Hillbrand thotë se ajo është e ngjashme me makinat hibride. Teknologjia e këtyre makinave po zhvillohet për automjete si fuoristrada Saturn.

Makinat hibride përdorin një bateri që karikohet edhe në prizën e korentit, por punon edhe me naftë.

Disa kompani që punojnë me këtë teknologji i sjellin makinat tek inxhinieri Majkëll Duba.

"Në fakt, ne jemi ndoshta i vetmi laborator që kemi bërë testime më gjithpërfshirëse se kushdo tjetër. Pra kemi pasur të paktën tetë automjete që kemi testuar, të gjitha me dizenjo të ndryshme dhe nga prodhues të ndryshëm".

Hening Los Bush, një tjetër shkencëtar, thotë se asnjë teknologji nuk ka dalë deri tani si alternativë e qartë e naftës. Por disa zgjidhje, si teknologjia komerciale hibride po u shiten tashmë konsumatorëve. Kjo bën të mundur nisjen e makinës me bateri elektrike për pak kohë para se të hyjë në punë motori me naftë, duke harxhuar më pak nga kjo e fundit. Bateria ri-karikohet nga motori me naftë.

"Kjo është për termin afatshkurtër…Dhe për periudhën afatgjatë, do të shohim disa teknologji që nga hibridet e reja e deri tek lëndët djegëse alternative ekstreme si hidrogjeni".

Ky Shevrole Ekuinoks përdor hidrogjen. Gazi i hodrogjenit i jep energji një qelize karburanti që vë në lëvizje makinën. Mbeturina është vetëm ujë, pra nuk ka ndotje.

Ky Ekuinoks në mjediset e testimit është pjesë e Sfidës X, një konkurs i sponsorizuar nga GM dhe Departamenti i Energjisë.

Studentët e universitetit po konkurojnë kundër njeri tjetrit për të gjetur mënyra si ta bëjnë makinën me hidrogjen më efikase.

Hidrogjeni është i pastër por ka kufizime. Infrastruktura për shpërndarjen e hidrogjenit në Shtetet e Bashkuara nuk ekziston ende. Prandaj, hidrogjeni duhet të gjendet brenda rajoneve lokale.

"Pra do të varet shumë nga vendi ku ndodhesh, dhe burimet që ke në shtetin ku jeton".

Megjithatë, prodhuesi japonez i makinave Honda bëri publike makinën e saj me hidrogjen FXC Clarity, se cila do të fillojë të jepet me qera vitin e ardhshëm. Fillimisht, do të ketë vetëm 200 makina në shtetin perëndimor të Kalifornisë.

Ndërsa GM ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë të shesë makinën Ekuinoks. Kompania ende po teston rreth 100 prej tyre në të gjithë Amerikën Veriore.

Në të njëjtën kohë, GM shpreson se Volti do të jetë përgjigja e problemeve të naftës. Dhe Don Hillbrand pajtohet.

"Volti do të ishte pjesë e madhe e zgjidhjes nëse do të arrijë të funksionojë".

GM shpreson ta nxjerrë Voltin në treg brenda vitit 2010, rreth të njëjtës kohë kur Tojota synon t’u ofrojë blerësve hibridin e ri në Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori