LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat për zgjedhje dhe sondazhet, lojë politike

Kërkesat për zgjedhje dhe sondazhet, lojë politike

Aanalisti politik Donik Sallova vlerëson se kërkesa e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe sondazhet që po bëhen janë vetëm një lojë politike.

Sipas tij, nuk është momenti i përshtatshëm që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për shkak të bisedimeve me Serbinë.

Ai tha se dialogu nuk mund të jetë arsyeja kryesore e kërkesës së partive opozitare për zgjedhje, por që arsye mund të ishte keq qeverisja.


“Zgjedhjet mund të kërkoheshin me arsye të tjera që mund të lidhen me qeverisjen, por jo domosdoshmërish me dialogun. Alternativë e kërkesës për zgjedhje mund të jetë kërkesa politike e opozitës për një qeveri teknike ose një qeveri me bazë të gjerë e cila neve do të na mundësonte që opozita të përfshihej në dialog por edhe me çmimin e përfshirjes në qeverisje, sepse kjo do ishte më ferr si kërkesë që qeveria po ia bën opozitës të përfshihet në dialog”, u shpreh Sallova, për Ekonomia Online.

Sallova shtoi se rrëzimin e Qeverisë e ka në dorë Partia Demokratike e Kosovës.

Po ai nuk sheh rrezik që kjo të ndodhë, sipas tij, përfshirja e PSD-së në dialog e pamundëson shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Unë besoj se rrëzimin e Qeverisë e ka në dorë PDK-ja, duke qenë se edhe kushtetshmërisht është subjekti politik që e ka mandatin për formimin e qeverisë. PDK-ja mund ta rrëzojë qeverinë për shkak të mos pajtimeve eventuale që mund të shpërfaqen përfundimisht për dialogun dhe këtë rrëzim PDK-ja mund t’ia bëj Qeverisë me mbështetjen që do ta marrë nga opozita”.

“Përndryshe për momentin, duke qenë se edhe PSD-ja është përfshirë në dialog, ne nuk shohim rrezik që Qeveria nuk i ka numrat dhe eventualisht mund të bie. Unë besoj që do shohim në javët në vazhdim nëse PDK-së do t’i shkojë për shtati antagonizmi i presidentit dhe i kryeministrit në raport me dialogun. Do të shohim nëse presidenti do ta ushtrojë influencën e vet për ta shmangur Haradinajn si pengesë, ai po thirret shumë në letrën e Trumpit dhe nëse letra e Trumpit do të interpretohet në atë formë që Haradinaj të shihet si pengesë, ne mund ta shohim që PDK-ja ta marrë iniciativën për shmangien e Haradinajt nga Qeveria”.

Sallova pohoi se në këtë periudhe të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nevojiten më shumë kalkulime kombëtare se sa ato partiake.

“Sidomos kur jemi tek LDK-ja, figurat e reja që aderuan në këtë parti dhe që morën njëfarë pozicioni brenda partisë. Si duket, duke parë situatën politike në të cilën ndodhemi, besojnë që LDK-ja është më afër pushtetit se kurrë dhe insistojnë ndoshta më shumë se ç’duhet në zgjedhje me shpresën që ata do të jenë në pushtet”

“Pra, kalkulime pushteti ka edhe në anën e opozitës, ka edhe në anën e pushtetit. Edhe Haradinaj me veprimet që bëri, nuk është se nuk po kalkulojnë në pushtet, kur e ndjeu rrezikun më të madh të rrëzimit të tij nga pushteti. Pra, të gjithë po bëjnë lojë politike, në thelb të së cilës është lufta për pushtet”.

“Ne nuk jemi në një pozicion ku duhet të bëjmë të tilla kalkulime pafundësisht sepse momentumi në të cilin ndodhemi, pra shkuarja drejt një zgjidhje finale të raporteve me Serbinë, unë mendoj që kërkon më shumë refleksion kombëtar, se sa refleksion pushteti”, thotë analisti Sallova.

Ndërsa sondazhet që u realizuan kohëve të fundit, Sallova i vlerëson se janë bërë si akt miqësor politik për mbështetjen e njëra tjetrës.

“Nuk është se kanë ndodhur rëndom që në selitë e partive të prezantohen rezultate ku partia konkurrente të del në epërsi. Ata u munduan disi ta balancojnë se Kurti është lideri më i votuar por LDK-ja është partia më e votuar. Ata u munduan ta bëjnë një akt miqësor politik ndaj LDK-së pa të cilën opozitarizmi  i VV-së do të mbetej i vetmuar dhe i pa ndikim kundrejt Qeverisë dhe kundrejt presidentit në raport me negociatat apo me dialogun”, tha Sallova.

Por ndryshe mendojnë partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se si parti janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje qysh nesër, ndërsa tha se po u bëjnë thirrje vazhdimisht opozitës dhe pozitës për këtë.

“Të gjithë deputetët e LDK-së, po besoj edhe ata të VV-së, janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje. Ne vazhdimisht iu bëjmë thirrje edhe opozitës, por edhe partive që janë në pozitë që të shkojmë në zgjedhje sa më parë, për të vetmen arsye që të fitojmë legjitimitetin e qytetarëve të Kosovës”.

“Fatkeqësisht, ky koalicion qeverisës tani më nuk e ka shumicën në Kuvend, andaj është e çuditshme që të vazhdojë të qeverisë vendin në mungesë të legjitimitetit. Prandaj, i bëjmë thirrje edhe opozitës, edhe pozitës që të shkojmë në zgjedhje sa më parë, për të fituar legjitimitetin nga qytetarët e Kosovës”, tha Mustafa.

Ai është shprehur këmbëngulës që do të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa sa i përket sondazheve, Mustafa thotë po punojnë që të kenë besimin e qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që ky koalicion qeverisës të lëshoj rrugë, të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme, që të kemi institucione legjitime. Këtë kërkesë ia bëjmë edhe vetë partive që janë në qeverisje dhe jo vetëm partive në opozitë.  LDK nuk është e interesuar në bajraktarizëm, por është e interesuar që qytetarëve të Kosovës t’iu japë institucione legjitime që udhëheqin vendin”.

“Ju e keni parë edhe nga raporti i fundit, apo sondazhet e fundit, që LDK është partia më e madhe, ose partia e parë në vend. Ne po punojmë çdo ditë që ta mbajmë këtë besim, ta rrisim këtë besim që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë LDK dhe i zgjedhuri i LDK për kryeministër”, pohoi Mustafa.

Ndërsa, anëtari i kryesisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka shprehur po ashtu gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje.

Por për gjendjen e tanishme politike, Vetëvendosje lë  fajtorë ekipin negociator për gjendjen politike në vend.

“Se sa do të ketë mundësi që të ketë zgjedhje varet nga shumë faktorë. Varet nga numrat, nga ndonjë moment kritik të përpjekjeve për marrëveshje dhe fakti që nuk ekziston legjitimiteti i plotë për negociata me Serbinë, mund të dërgojë në zgjedhje të reja. Por, këta janë faktorë të jashtëm që do të mund të ndikonin, përndryshe përbrenda do të duhet të ishin numrat e kështu me radhë. Por sa i përket se sa janë të nevojshme që të kemi zgjedhje, unë mendoj që kjo është jashtëzakonisht e nevojshme”.

“Pra, nuk mund të ketë zgjidhje të mira me këta negociatorë kështu, prandaj është  e nevojshme që të kemi zgjedhje të reja që të rilegjitimohet komplet skena politike në Kosovë. Pastaj, nevoja tjetër për zgjedhje është fakti që Kosova ka degraduar ekonomikisht dhe politikisht, edhe në aspektin diplomatik, edhe në aspektin ekonomik, Kosova është para një kolapsi. Të mos harrojmë në një varfëri të skajshme dhe kjo gjendje po shkon vazhdimisht duke u përkeqësuar. Qytetarët janë gjithnjë e më tepër duke jetuar më vështirë se që kanë jetuar më përpara”.

Bashkëpunimin me LDK-në Aliu e quan të mirë dhe shton se ky bashkëpunim gjithmonë ka sjellë situata pozitive për Kosovën.

“Aktualisht, ne si opozitë kemi arritur që të bashkërendohemi mjaft mirë deri tani me LDK.  Përpjekjet e përbashkëta për ta ndalë këtë proces negativ, bëjnë që të dy subjektet të përafrohen me njëra tjetrën. Mos të harrojmë që edhe në të shkuarën ka pasur situata kësi soji. Kur ne synonim që ta ndalnim Zajednicën dhe Demarkacionin, ne bashkëpunonim me parti politike dhe në proces e sipër, në rezistencë e sipër, ne afroheshim. Një situatë e tillë është sot me LDK dhe kjo është jashtëzakonisht pozitive”.

Përndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje tash e sa kohë janë duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori
WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.