LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 5° cloudy

Kërkesat e PDK-së në Gjilan për t’u inkorporuar në buxhet – 1.35 milionë euro për projekte kyçe

Kërkesat e PDK-së në Gjilan për t’u inkorporuar në buxhet – 1.35 milionë euro për projekte kyçe

Gjatë ditës së djeshme(27 shkurt)  në një seancë të jashtëzakonshme të organizuar nga opozita Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin për vitin 2025 me disa ndryshime, ku janë votuar disa nga kërkesat e partive opozitare, LDK dhe PDK në Gjilan.

Përmes një komunikate për media, PDK në Gjilan i ka bërë të ditura kërkesat që u paraqitën dje në seancë për t’u inkorporuar në buxhet.

Gjithashtu, nga PDK theksojnë se këto projekte kanë vlerën prej mbi 1.35 milionë euro.


“1 milion euro – Projekti për varrezat e reja të qytetit të Gjilanit, 126 mijë euro – Projekti për ndërtimin e strehimores për kujdesin e qenëve endacak, 17 mijë euro – Projekti “Shtëpia Muze” për fotografi të dëshmorit Pajazit Ahmeti, 138 mijë euro – Funksionalizimi i shkollës së mesme të bujqësisë, e cila është paaftësuar dhe mbyllur nga qeverisja e VV-së”.

Gjilani u shpëton zgjedhjeve të parakohshme, miratohet buxheti për këtë vit
Lexo po ashtu Gjilani u shpëton zgjedhjeve të parakohshme, miratohet buxheti për këtë vit

“30 mijë euro – Subvencionimi për nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë, për praktikën e tyre për aftësim profesional në infrastrukturën e kësaj shkolle, 42 mijë euro – Nivelizimi i pagave me rritjen prej 250 euro mujore, prej muajit janar për 14 zjarrëfikësit vullnetarë të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Sipas PDK-së asnjëri nga këto projekte nuk ishin të planifikuar fare në buxhetin e propozuar nga kryetari i Gjilanit.

“Kur është e arsyeshme dhe e rëndësishme për qytetarët e Gjilanit, ia vlenë të humbet kohë edhe gjashtë muaj se sa të votosh një buxhet të imponuar nga një mendësi e largët politike”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Amerika
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori