Kërcimi ‘mahnitës’ për një copë mishi i Leopardit – në një video me lëvizje të ngadaltë

Një leopard në Fondacionin e Afrikës së Jugut "Harnas Wildlife" është mbresëlënës, veçanërisht në kohën e ngrënies.
Dhe kjo dëshmohet në disa pamje, të cilat kanë mbledhur miliona shikime gjatë muajit të kaluar, përcjell Telegrafi.
Aty "Hellboy" kërcen gati 3 metra për të kapur një copë mishi të hedhur mbi një gardh nga një kujdestar.
"Hellboy në veprim, lëvizje e ngadaltë. Absolutisht mahnitëse”, është shkruar në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.
Pamjet tregojnë fuqinë e ekspozuar nga Hellboy - dhe të zotëruar nga të gjithë leopardët - gjatë fluturimit dhe gjatë uljes.
Fondacioni Harnas Wildlife, fillimisht një fermë bagëtish, është një vend i shenjtë për kafshët që kanë nevojë për kujdes dhe rehabilitim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































