LAJMI I FUNDIT:

Kërcimi më litar nga nuk shkoi siç e kishte planifikuar, turisti mbeti i varur në litar për disa orë në 55 metra lartësi (Foto/Video)

Kërcimi më litar nga nuk shkoi siç e kishte planifikuar, turisti mbeti i varur në litar për disa orë në 55 metra lartësi (Foto/Video)

Një turist ka mbetur i varur në litar në një lartësi prej 55 metrave, pasi kërcimi me litar nga një ndërtesë e lartë në Macau, nuk shkoi siç e kishte planifikuar.

30-vjeçari kishte mbetur i varur, kur kërceu nga 223 metra lartësi nga kulla Macau dhe ngeci i varur në litar në 55 metra lartësi, transmeton Telegrafi.


Pas disa tentimeve ai është shpëtuar nga zjarrfikësit, por për shkak të temperaturave të ulëta ka vuajtur nga hipotermia. Por, për ta shpëtuar nga më e keqja, është dashur të aktivizohen 8 makineri speciale të zjarrfikësve, gjysma prej të cilave ishin montuar në kulmin e kullës Macau.

Ata është dashur t’i zgjatin shkallët palosëse në një distancë prej 70 metra nga makineria ku ishin të vendosura. Dhe pas disa orëve ai është zbritur në tokë, ndërsa raportohet se turisti ishte një kinez por që kishte pasaportë ruse.

Kulla Macau ishte hapur për adhuruesit  e sporteve ekstreme në vitin 2016, ndërsa platforma e dedikuar për hedhje me litar ishte vendosur në katin e 61-të të kullës.

Kjo ndërtesë ka thyer rekordin e librit Guiness, që konsiderohet kulla më e lartë në botë për kërcim me litar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Macja e kujdesshme ngushëllon gruan që pretendonte se qante

Macja e kujdesshme ngushëllon gruan që pretendonte se qante

Fun
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Kalo në kategori