Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me amabasadorët e QUINT-it në Serbi, i është drejtuar qytetarëve të Serbisë. Ai ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e kanë befasuar me kërkesa radikale, duke thënë se “disa janë të gatshëm për konflikt, e disa janë gati të largohen”.
Presidenti serb, siç transmeton “B92” ka treguar se një nga temat në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Së pari, në seancën e Këshillit, ne shqyrtuam gjithçka me besimin dhe dëshirën më të mirë për të zbutur të gjitha pasojat e krizës më të madhe që ka kapluar botën që nga Lufta e Dytë Botërore. Në pjesën e dytë të seancës dhe në bisedimet me serbët nga Kosov, biseduam për vendimin e shqiptarëve që të mos lejojnë zgjedhjet të mbahen më 3 prill”, ka thënë Vuçiq.
Siç tha ai, nuk është vetëm çështja se a do të mund të votojnë apo jo serbët nga Kosova, apo kush do të ketë mbështetjen më të madhe, “por është çështje e sigurisë, mbijetesës politike dhe ekzistencës së atyre njerëzve”.
“Bislimi dhe disa të tjerë thanë se shqiptarët nuk duan t’i ndalojnë zgjedhjet në Kosovë. Më lejoni t’ju kujtoj se çfarë bëmë dhe çfarë ramë dakord. Neve na kërkohet ta njohim Kosovën. Esenca është se kush po kërkon nga autoritetet e Kosovës nën patronazhin e OSBE-së. Ne kemi pranuar kompromise të panumërta”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Vuçiq tha se serbët nga Kosova e kanë befasuar sot me kërkesa më radikale, por ai ka kërkuar nga ata durim.
Presidenti serb deklaroi se disa janë të gatshëm për konflikt, e disa janë gati të largohen.
“Unë do të qëndroj me ta edhe nëse nuk më votojnë. Serbët nga Kosova pothuajse unanimisht kërkuan jo vetëm daljen nga të gjitha institucionet, por edhe largimin e 435 punonjësve të policisë. Unë i kuptoj për shkak të terrorit që po kalojnë. I pyeta se çfarë do të bënim pastaj. Ne do të marrim barrën financiare, por kam frikë se mund të hyjmë në një rreth vicioz lufte”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Siç thotë ai, serbët [nga Kosova] i ka lutur të jenë të durueshëm dhe të “numërojmë deri në dhjetë”.
“Unë i kam lutur të qëndrojnë për të ruajtur vatrat tona shekullore. Nëse njëherë futemi në të [konflikt], nuk ka më kthim. I luta për durim, ata ishin korrekt dhe thanë se më besojnë vetëm mua”, tha Vuçiq.
Vuçiq po ashtu theksoi se shpreson që QUINT-i do ta dënojë sjelljen e Prishtinës.
Ai tha se në rajon po luajnë lojën “ për të na futur në kurth, sikur të ishim kundër qytetërimit perëndimor”.
“Shpresoj se QUINT-i do ta dënojë sjelljen e Prishtinës. Disa në rajon po bëjnë lojë për të na futur në kurth, sikur ne jemi kundër civilizimit perëndimor. Ne duhet ta shmangim atë lloj kurthi. Jo rastësisht Prishtina dhe pjesë të Podgoricës, Zagrebit e Sarajevës po bëjnë një veprim të koordinuar”, tha Vuçiq.
Ndërsa përfaqësuesi i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se vendimi për të mos lejuar zgjedhjet serbe në Kosovë është shkelja e fundit e të drejtave të njeriut për të nxitur reagimin e tyre.
Siç ka thënë ai, “tani duan t’i mohojnë edhe një të drejtë elementare të njeriut, ajo është e drejta e votës”.
“Ne do të vazhdojmë bisedimet sepse duam të marrim një vendim të mençur. Presidenti sot tregoi qartë se është pro paqes, edhe pse ka pasur propozime të ndryshme”, tha Jevtiq.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.
“BE-ja ka vepruar si lehtësues, përfaqësuesi i Lartë ishte i angazhuar në kontakte për të gjetur marrëveshje për zgjidhje praktike që do t’u mundësonte qytetarëve me dyshtetësi të marrin pjesë në zgjedhje. Kemi bërë përpjekje të gjejmë zgjidhje praktike duke përdorur analogjitë që ishin vendosur në votime në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke pohuar se Serbia ka luajtur rol konstruktiv e Kosova ka refuzuar.
“Duke pranuar se Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhje se konsensusi mes palëve në fund nuk u arrit pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të Quint-it”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Detajet e propozimit të Qunt-it, ende nuk janë bërë të ditura.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën pas takimin me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës