Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se është kërcënur me jetë nga një person në rrjete sociale, kurse PDK-ja u ka bërë thirrje organeve të policisë që të fillojnë hetimet.
Me postimin që ka bërë Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se nuk është hera e parë që merr kërcënime të tilla.
“PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër”, shkruan Hoxha duke i bashkangjitur postimit edhe fotografinë e kërcënimit.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe PDK-ja, përmes një komunikate për medie, ku ka ftuar organet përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme që ky person të sillet para drejtësisë.
“Partia Demokratike e Kosovës, i sheh me shqetësim kërcënimet që po ndodhin në rrjetet sociale, të motivuara nga aktualiteti politik, mosdurimi ndaj qëndrimit apo mendimit ndryshe dhe logjikës përjashtuese. Kërcënimi me jetë në rrjetin social kundër deputetes Eliza Hoxha, është shembull për të keq të degradimit të lirisë së shprehjes, duke u radhitur në vepra kriminale dhe të dënueshme, andaj presim që organet e drejtësisë të merren me rastin. PDK dënon ashpër çdo kërcënim, fjalor dhe veprim arrogant të motivuar nga cenimi i lirisë së tjetrit, andaj, ftojmë organet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtyre veprave të trajtohen sipas ligjit”, thuhet në reagimin e tyre.
Po ashtu, ODK-ja thekson se kanë tërhequr vërejtjen për ashpërsimin e fjalorit linçues të partive politike.
“Partia Demokratike e Kosovës, shumë herë ka tërhequr vërejtjen për ashpërsimin e fjalorit linçues të partive politike kundrejt oponencës në skenën tonë politike, në veçanti gjatë muajve të fundit, të shfaqjes së arrogancës së paparë dhe përçarjes, faktorë që ndikojnë dhe përcillen edhe tek anëtarësia e partive politike. Ky kërcënim, përbën vargun e kërcënimeve të palejueshme në shtetin tonë, për demokracinë dhe vlerat demokratike që ju bëhet deputetëve, drejtuesve apo anëtarëve të PDK-së, privatisht apo në rrjetet sociale, duke shpërfaqur mungesë të skajshme të kulturës, komunikimit dhe vlerave të demokracisë së vendit tonë nga persona të papërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e PDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës