Një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës e pranon se vendi është përballur me çështje serioze të sigurisë pas operacionit policor të javës së shkuar, që përfundoi me arrestimin e 14 të dyshuarve si anëtarë të një grupi pro-ISIS.
Mësymja policore erdhi pasi institucionet e Kosovës prej disa muajsh u përpoqën të qetësojnë frikën e publikut duke thënë se numri i shtetasve kosovarë që ishin anëtarësuar në organizata terroriste në Lindjen e Mesme kishte rënë me shpejtësi.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha për BIRN se institucionet e vendit po përballeshin me çështje serioze.
“Situata e sigurisë është përgjithësisht e qetë dhe e qëndrueshme. Rastet e fundit ishin serioze, por institucionet e rendit dhe ligjit po punojnë për këtë,” tha Hoxha, duke shtuar se arrestimet e fundit tregonin qëndrimin proaktiv të Policisë së Kosovës dhe të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Hoxha tha se policia mori të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe parandalimin e krimit.
Megjithatë, eksperti kosovar i sigurisë, Burim Ramadani, tha se rreziku i përhapjes së ideologjive të ekstremizmit të dhunshëm në vend mbetet i pranishëm.
Ramadani tha se duhet kohë dhe zotim social e institucional për të parandaluar këtë trend.
“Prania e organizatave terroriste në rajon dhe në Kosovë filloi me përhapjen e trendit të ideologjisë që mund të përkthehet në akte konkrete terroriste”, tha Ramadani.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës dhe ato rajonale duhet ta parandalojnë këtë, por vetëm arrestimet nuk do të kufizojnë ideologjinë apo procesin e indoktrinimit.
“Në përgjithësi rreziku nuk është i pakët”, paralajmëroi Ramadani.
Javën e shkuar, prokuroria e Kosovës vendosi të mbajë në paraburgim 14 të dyshuar për përgatitje të akteve terroriste kundër rendit kushtetues të vendit.
Prokuroria thotë se të dyshuarit, nën instruksione nga ish-luftëtarët shqiptarë në Siri, planifikuan sulme terroriste në Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit gjatë shtatorit dhe tetorit.
Sipas prokurorisë, shënjestrat e tyre ishin institucionet ndërkombëtare dhe ato të sigurisë, me qëllimin e frikësimit të popullatës, destabilizimit të vendit dhe shkatërrimit të rendit politik, kushtetues, ekonomik dhe social për të krijuar një “Shtet Islamik”.
Rreth 100 persona janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori 2014 me akuzat e anëtarësisë në grupe islamike që përfshijnë ISIS dhe Al-Nusra.
Më tepër se 50 prej tyre janë aktualisht në gjyq. Vlerësimet e fundit nga autoritetet tregojnë se rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar në total ISIS dhe Al-Nusrës. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë