Japonia po shënon përvjetorin e sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që vranë më shumë se 200 mijë njerëz dhe i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore.
Por, ndonëse kryeministri japonez u zotua të punojë drejt paqes botërore, qeveria e tij po planifikon një rritje të madhe të shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, një temë që ishte bërë tabu pas humbjes së Japonisë në vitin 1945.
Ky ndryshim dramatik është nxitur nga frika e kërcënimit nga Kina.
Nxënësit e shkollave, së bashku me të mbijetuarit e sulmit me bombë atomike në Hiroshima, shënuan të shtunën 77-vjetorin e shpërthimit, që shkatërroi qytetin e tyre dhe vrau rreth 140 mijë njerëz.
Atyre iu bashkuan anëtarë të qeverisë japoneze dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
“Pothuajse 13,000 armë bërthamore janë në arsenalin e një numri vendesh të botës. Krizat, që bartin potencialin e përdorimit të armëve bërthamore, po përhapen me shpejtësi, nga Lindja e Mesme deri në gadishullin Korean, si dhe nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Është krejtësisht e papranueshme që shtete që kanë armë bërthamore, të flasin për mundësinë e një lufte bërthamore”, tha Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Hiroshima do të jetë mikpritëse vitin e ardhshëm e takimit të grupit G-7.
“Së bashku me udhëheqësit e G-7, përpara monumentit të paqes, ne do të konfirmojmë angazhimin tonë për t’u bashkuar në mbrojtjen e paqes”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida.
Kushtetuta e Japonisë, e shkruar pas disfatës së saj në vitin 1945, thotë se “populli japonez heq dorë përgjithmonë nga lufta si një e drejtë sovrane e vendit”. Por kërcënimi i luftës po afrohet më pranë brigjeve të saj.
Stërvitjet e fundit ushtarake të Kinës rreth Tajvanit, të transmetuara në televizionin shtetëror, kanë rritur frikën se Pekini po planifikon një pushtim të ishullit, që e konsideron pjesë të territorit të tij. Japonia thotë se disa raketa kineze ranë në një pjesë të detit, që ajo e ka shpallur zonë ekskluzive ekonomike.
Në Hiroshima, pas ceremonisë mbi përvjetorin e sulmit me bombë atomike, kryeministri japonez tha se qeveria duhet t’i përgjigjet krizave në Tajvan dhe Ukrainë.
“Ne do të forcojmë në mënyrë drastike aftësitë tona mbrojtëse”, tha ai.
Kjo politikë gëzon një mbështetje në rritje të publikut, thotë analisti Tetsuo Kotani.
“Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, perceptimi i publikut të gjerë japonez për sigurinë kombëtare ndryshoi në mënyrë dramatike. Populli japonez është shumë i shqetësuar nga veprimet agresive të Kinës. Sondazhet tregojnë se më shumë njerëz po mbështesin tani ndryshimin e kushtetutës dhe rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, madje edhe zhvillimin e aftësive sulmuese të Japonisë”, thotë ai.
Japonia mund të tërhiqet në një konflikt për Tajvanin, thotë analisti Kotani.
“Kjo është e mundur për shkak të afërsisë gjeografike dhe pranisë së trupave amerikane në territorin e Japonisë”, thotë analisti japonez.
Bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki transformuan qëndrimin e Japonisë ndaj luftës dhe fuqisë ushtarake.
Por shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, vendi duhet të përballet me një realitet të ri: një Kinë të fuqishme, agresive, të gatshme dhe të aftë, të demonstrojë forcën e saj ushtarake pranë brigjeve të Japonisë. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar