LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet me jetë ndaj politikanëve shqiptarë ndër vite – dhjetë rastet më të bujshme

Kërcënimet me jetë ndaj politikanëve shqiptarë ndër vite – dhjetë rastet më të bujshme

Lajmi se ekziston një skenar për ekzekutimin e kryetarit të opozitës u pranua pjesërisht edhe nga kryeministri Rama.

Basha është i fundit, po as i pari dhe i vetmi politikan që është kërcënuar me jetë pas vitit ’90. Që nga Berisha tek Rama e Tahiri, ja atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike…

Organet e posaçme shtetërore kanë shtuar masat e sigurisë për kreun e PD-së, Lulzim Basha pas një informacioni të marrë në rrugë zyrtare e më tej të bërë publik nga gazetari Blendi Fevziu se ka një skenar për asgjësimin e tij.


Lajmin e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama dje, por jo në përmasat që është përhapur mediatikisht.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet. Por përtej çfarë pompohet në katundin mediatik ju siguroj se kryetari i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe sigurisht që do të jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund me gjithçka që shteti ka për detyrë”, tha Rama.

Më shumë se kushdo tjetër ky i fundit është i interesuar që kundërshtarit të tij politik të mos i ndodhë asgjë e keqe ndërkohë që dy palët ndodhen në një betejë politike për zgjedhjet e reja.

Vetëm 6 vite më parë në të njëjtin pozicion ishte vetë Edi Rama, i cili si kryetar i Partisë Socialiste në atë kohë në opozitë mori kërcënim me jetë dhe ndaj tij u shtuan masat e sigurisë.

Por ndryshe nga rasti i Bashës, ku ai nuk është kërcënuar, por është një informacion i siguruar nga SHISH, Rama mori mesazhe në telefonin e tij celular ku kërcënohej me disa ditë pas protestës së 21 Janarit, ku ishin vrarë 4 protestues të opozitës.

Atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike

Shqipëria në historinë e saj ka shënuar vrasje kryeministrash dhe ministrash, por pas vitit ’90 vetëm vrasja e Azem Hajdarit, funksionar dhe deputet i PD-së është atentati më i bujshëm ndaj një politikani.

Në 9 maj 1996 Presidenti Sali Berisha u kërcënua gjatë një takimi me homologun italian Luigi Scalfaro. Një i ri me granatë në dorë kërcënoi se do ta shpërthente por ai u ç’armatos dhe u arrestua.

4 qershor 1997. Gjatë një mitingu në fshatin Shkallnuer një person me emrin Ilir Çeta hodhi një granatë në podiumin ku po fliste presidenti Berisha, po ajo nuk shpërtheu.

21 shtator 1997. Makina e Arta Dades, ministre e Kulturës në atë kohë, shpërtheu në Shkodër pasi iu vu poshtë një sasi tritoli.

12 janar 1998. Makina e ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, bllokohet në rrugë nga një makinë tjetër.

12 shkurt 1998. Dikush telefoni në polici dhe tha se kishte vënë bombë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano, por ky alarm rezultoi fals.

14 shtator 1998. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, sulmohet me antitank dhe armë të tjera godina e Kryeministrisë që kishte si synim vrasjen e Fatos Nanos, i cili në fakt nuk ndodhej në zyrë.

15 shtator 1998. Sulmohet eskorta e ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Autori mbeti i vdekur nga kundërpërgjigja e truprojave të ministrit.

13 prill 2001. Dikush goditi xhamat e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, dhe hodhi fishekë brenda në shtëpi. Rama vetë tha se ishin “karamelet e Berishës”

19 gusht 2011. Ilir Meta sapo kishte dhënë dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Energjisë pas skandalit të videos së Dritan Prifit. Ai bëri publike dy sms kërcënuese që i kishin ardhur nga një nr jashtë vendit. Policia e mori në mbrojtje atë dhe familjen.

10 shkurt 2015. Hidhet në erë farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /tesheshi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori