Analisti i sigurisë ndërkombëtare, Ilir Kulla e vlerëson të drejtë vendimin e qeverisë të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë. Ndërkohë që për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se do të marrin masa të dhimbshme, ironizon duke thënë se përkthyesit janë ngatërruar në përkthim me ato që ka thënë Slobodan Millosheviqi në Fushë-Kosovë në fund të viteve 80-ta.
Kulla hedh dyshime mbi atë që mund të bëjë Serbia për gjëra shumë më të mëdha, kur nervozohet për diçka kaq teknike, e që është diçka që kjo e fundit i ka detyruar qytetarët e Kosovës.
“Nuk besoj t’i ketë thënë presidenti i një vendi demokratik dhe mik këto fjalë. Ndoshta janë ngatërruar në përkthim me ato që ka thënë Millosheviqi në Fushë Kosovë në fund të viteve 80. Gjithsesi jetojmë në kohë të çuditshme, gjithçka bën vaki”, thotë Kulla për KosovaPress.
Ai vlerëson se kushdo që të ishte në krye të ekzekutivit në Kosovë do të duhej të vepronte njëjtë me reciprocitetin në targa.
“Çdo qeveri e Kosovës në kushtet e qeverisë aktuale do të duhej ta bënte një gjë të tillë, është minimumi që mund të bënte. Kur qeveria e Serbisë nervozohet për diçka kaq teknike, çka mund të bëjë për gjëra shumë më të mëdha në proces të bisedimeve”, thekson ai.
Kulla komenton edhe bllokimin e rrugës nga serbët në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Epo, çështja është pikërisht aty, këta qytetarë a janë serbë apo kosovarë, sepse me qytetari nënkupton vendin ku jeton pra shtetësinë e atij shteti, nëse në kombësi origjinën tënde etnike, gjuhën kombëtare dhe traditën. Nëse janë serbë të Serbisë atëherë ndryshon çështja. Por nëse Serbia nëpërmjet serbëve të Kosovës do të mbajë një Serbi të vogël brenda shtetit të Kosovës, me institucionet dhe ligjet e veta atëherë këtu ndryshon çështja”, thotë Kulla.
Analisti shprehet i bindur se vendosja e reciprocitetit në targa me Serbinë, nuk mund të ndikojë në destabilitet të rajonit, porse thekson se është Serbia ajo që mund të bëjë një gjë të tillë.
“Jo, nuk mendoj që mund të ketë destabilizim. I vetmi shtet i fuqishëm që ka mundësitë edhe ekonomike edhe ushtarake ta destabilizojë rajonin është Serbia”, thotë ai.
Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim për zbatimin e masës së reciprocitetit në targa me Serbinë, gjë që nuk u mirëprit nga serbët në veri të vendit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025