Një person ka raportuar se përmes rrjetit social Facebook, ka pranuar një koment me përmbajtje kërcënuese për të dhe familjen e tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Gjilan.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/