Site icon Telegrafi

Këputet ashensori dhe bie nga kati i pestë, plagosen burrë e grua në Tiranë

Ilustrim

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas këputjes së ashensorit të pallatit të tyre.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, ku ashensori i pallatit ka rënë nga kati i pestë dhe për pasojë u plagosën shtetasi S. K., 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij S. K., 55 vjeçe.

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version