Shumica e femrave dëshiron formë të vetulla që i përshtatet fytyrës së tyre, por që me atë rast të jenë në trend, mirëpo ndonjëherë kjo edhe nuk është edhe aq e realizueshme
Që kur është shfaqur Cara Delevingne me vetullat e veta të bujshme, ato sërish janë kthyer në fokus dhe janë bërë të rëndësishme si detaj i cili ndryshon dukjen tuaj në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Sikur edhe stili juaj i flokëve, forma juaj e vetullave mund të përmirësojë apo të përkeqësojë dukjen tuaj.
Kirurgu estetik Harley Street ka zbuluar format më të dëshirueshme të vetullave, ndërkaq shumica jush do të befasoheni.
Hulumtimi i tij ka zbuluar që ylli hollivudian Angelina Jolie i ka vetullat në formë të germës S, të cilën shumica e femrave e dëshirojnë, ndërsa Kate Middleton ka formë të rrafshët të vetullave që është më e padëshirueshmja.
Kirurgu estetik Julian de Silva ka identifikuar tetë format më të shpeshta të vetullave, nga ato natyrshëm të trasha çfarë i kanë Cara Delevingne dhe Keira Knightley, deri te më të mprehta siç i ka aktorja Charlize Theron.
Shumica e femrave dëshirojnë vetulla të lakuara butësisht siç i ka pasur Angelina Jolie në filmin “Tomb Raider”, sepse konsiderohen më femërore.
Forma tjetër më e popullarizuar janë vetullat e Kate Moss dhe të këngëtares Rihanna, ku ekziston një hendek i konsiderueshëm midis syve dhe ballit.
Forma e tretë më e popullarizuar janë vetullat e buta të supermodeles Gisele Bundchen dhe forma e këtillë konsiderohet më elegante dhe më e sofistikuar.
Forma e katërt më e kërkuar janë vetullat e ngritura lart siç i kanë Beyonce, Taylor Swift dhe Gwen Stefani, ato janë mbresëlënëse dhe bëjnë që fytyra të duket ekspresive.
Forma e pestë më e dëshiruar janë vetullat natyrshëm të trasha të supermodeles Cara Delevingne dhe të aktores Keira Knightley.
Vetullat femërore natyrshëm humbin ngjyrën e vet kur plakeni, ndërkaq konsiderohet që ngjyra është ajo që i kontribuon dukjes së re të femrave.
Kjo është arsyeja përse femrat më së shpeshti u bëjnë tatuazh vetullave kur u rrallohen apo kur u bëhen të thinjura, transmeton Telegrafi.
Forma më e dëshiruar janë vetullat natyrshëm të holla të aktores Charlize Theron, të cilat kthejnë trendin e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, përfaqësuese e të cilave është Pamela Anderson.
Forma tjetër në të cilën nuk ka karaktere janë vetullat plotësisht të rrafshëta të cilat i kanë dukesha e Cambridge dhe fituesja e çmimit “Oscar” Natalie Portman.
Vetullave të rrumbullakëta çfarë i kanë Julia Roberts dhe Jennifer Aniston gjithashtu u mungon karakteri dhe forma e tillë është më pak elegante sesa vetullat me lakesë apo me hark.
/Telegrafi/