A i keni parë këto koncepte të HTC Bolt?

Tashmë kemi parë në media fotot e telefonit të ri - HTC Bolt, ndërkohë që më shumë foto të pajisjes kanë rrjedhur së fundmi online.
Dizajnet e rrjedhura të pajisjes tregojnë që ky telefon do të vijë së paku në dy ngjyra të ndryshme – të bardhë dhe të zezë.
Pajisja pritet të lansohet si HTC Evo dhe nuk do të ketë portin e dëgjuseve, njejtë si iPhone 7.
HTC Evo apo HTC Bolt pritet të ketë ekran të madhësisë 5.5 inç me teknologjinë Full HD të rezolucionit me 1920x1080 piksel, RAM memories prej 3GB, hapësirën e brendshme prej 64GB dhe kartelën microSD.
Pajisja poashtu do të ketë kamera të sofistikuara, frontalen me 8MP dhe kamerën kryesore me 18MP.
Nga
Telegrafi
08/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































