Keni harruar që ta ruani tekstin – Microsoft Office tregon se si ta rikuperoni një dokument

Po punoni me zell në një fletë të Excel, duke u siguruar se të gjitha shifrat të jenë të sakta dhe gjithçka duket mure. Ju jeni një makinë: Nuk ka asgjë që mund të ju ndalojë drejt përmbushjes së kësaj detyre dhe drejt të bërit përshtypje tek shefi juaj.
Përveç një ndërprerjeje të rrymës e cila e fik kompjuterin tuaj para se ju të keni mundësinë e ruajtjes së dokumentit. Tani ju ose duhet që të filloni nga e para, ose të largoheni nga puna duke mos e kthyer më kokën pas.
Jo aq shpejt: Përderisa mos arritja e ruajtjes së punës tuaj mund të jetë pak e rrezikshme, humbja e një dokumenti të tillë nuk është një “dënim me vdekje” shkruan Life Hack. Nëse aksidentalisht ju ndodh që ta mbyllni një dokument të Office dhe që pa ndonjë arsye nuk e keni ruajtur, ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni për të nisur nga e para, transmeton Telegrafi.
Është një mënyrë e lehtë që ju ta ktheni dokumentin, duke përdorur një mjet të rikuperimit të integruar direkt në aplikacionin e Office që ju jeni duke përdorur.
Kur jeni duke punuar në një dokument në Word, Excel ose aplikacion tjetër të Office, dokumenti nuk ruhet vetëm kur ju e klikoni butonin “Save”.
Aplikacioni në fjalë ka të dhënat e dokumentit të ruajtur në dosjen AppData të llogarisë tuaj të përdoruesit. Kjo dosje, e cila zakonisht nuk shihet nga shumica e përdoruesve, i ruan të dhënat nga disa aplikacione të Windows për llogarinë tuaj të përdoruesit.
Në shumicën e rasteve, një dokument i Office i mbyllur së fundmi mund të gjendet aty. Ka dy mënyra të kryesore për ta gjetur atë. Mënyra e parë është më e lehta dhe më e drejtpërdrejta, pasi që ju dërgon direkt tek dosja e cila e përmban dokumentin e humbur.
Për ta gjetur atë hapeni aplikacionin që ju e keni mbyllur, klikoni skedarin “File”, pastaj zgjidheni opsionin “Info”. Tani klikoni tek “Manage Document” dhe pastaj “Recover Unsaved Documents”. Këtu mund ta gjeni dokumentin që ju e keni mbyllur pa e ruajtur, zgjidheni atë dokument dhe pastaj klikoni tek “Save As” për tu siguruar se më nuk do ta humbisni atë.
Pastaj është edhe një mënyrë tjetër më e avancuar të cilën mund ta përdorni për ta arritur rezultatin e njëjtë. Prekni Windows+R për ta hapur dritaren “Run”. Pastaj aty shkruajeni “%appdata%” dhe përdoreni atë për ta hapur dosjen. Nga këtu ndjekeni “shtegun” drejt dosjes së aplikacionit tuaj. Kjo është dosja ku metoda e parë iu dërgon në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe ju aty mund ta shihni dokumentin tuaj të humbur. Përsëri, duhet ta hapni dhe ta ruani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

YouTube ka lajme të mira: Nuk ka më reklama në mes të fjalisë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës