Nuk janë të pakta sukseset e shqiptarëve jashtë vendit.

Përveçse në muzikë dhe sport, shqiptarët kanë filluar të kenë sukses edhe në fushën e modës.


Së fundmi, këngëtarja e njohur Toni Braxton gjatë natës së Royal Order of Constantine Hosts në Beverly Hills, një event mbretëror ku ishte e ftuar nga princi i Austrisë, vishet me punimin e vajzës nga Kosova, Anda Dika.

Gjatë kësaj nate bëhet e ditur që këngëtarja kishte xhiruar për reallity show - Braxton Family Values, për ku edhe ishte punuar ky kostum.

q1 6

Në këtë event, këngëtarja u nderua edhe me titull të ri - Lady.

Bëhet e ditur që Anda ka punur kohët e fundit në një tjetër projekt me rëndësi ndërkombëtare, rezultatet e të cilit pritet të prezantohen së shpejti. Edhe stilist i Beyonce-s ka komentuar Andën në Instagram, por për çfarë është fjala mbetet të shihet.

q2 6

Ky duket të ketë qenë edhe një tjetër sukses për kreatoret nga Kosova, që tashmë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

q3 5

q6 2