Një këngë e bendit të rokut nga Cyrihu, “Pablo Infernal” i cili për frontmen ka shqiptarin Altin Asllani, është nominuar për këngën më të mirë rok të të gjitha kohërave në Zvicër.
Fjala është për këngën “House of Gypsies” të edituar në vitin 2016 ndërsa atë e ka nominuar për këtë garë, redaksia e SRF3, (të transmetuesit publik të Zvicrës).
Të nominuara janë 40 këngë nga 40 grupe, bende zvicerane roku qe kanë krijuar ose vazhdojnë të krijojnë prej 50 vitesh e këndej. Vetë përzgjedhje e këngës së një grupi kaq të ri, në listën e grupeve që kanë bërë historinë e rokut zviceran për 50 vite, është një dëshmi për cilësinë e “Pablo Infernal”, pavarësisht prej rezultatit që në fund do ta korrë, shkruan albinfo.ch. Sigurisht që Zvicra nuk është ndonjë “superfuqi” botërore e rokut, por, të kujtojmë: gjatë këtij gjysmë shekulli, në këtë vend kanë krijuar edhe bende me njohje ndërkombëtare si “Gotthard”, “Krokus”, “Eluveitie ” etj., prandaj të jesh në një konkurrencë me to, është vetvetiu një vlerësim i lartë për bendin e njëzetvjeçarëve, në krye të të cilit është Altini, djaloshi me prejardhje nga Presheva.
Sidoqoftë, ngritja e “Pablo Infernal” në këtë nivel sa të promovohet për këngën më të mirë në historinë e rokut të Zvicrës nuk është edhe e rastësishme. Një vit më parë albumi “Lightning Love” i bendit qe zgjedhur më i miri për vitin 2016 nga SRF3.
Dhe, sigurisht që duhet të ndjehet i nderuar dikush të cilit i bëhet një vlerësim sikur ky në vijim “Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me një siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”, kishte shkruar redaktori i SFR3 Dominic Dillier, transmeton albinfo.ch.
Pablo Infernal nuk i pëlqejnë gjërat “e hekurosura në mënyrë perfekte” por synojnë drejt një “papastërtie” të caktuar. Ata e gjejnë burimin e tyre në vitet `70 kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet. Në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen”.
Ata që duan të votojnë për këngën më të mirë të rokut zviceran të të gjitha kohëve, këtë mund ta bëjnë duke klikuar KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re – Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Demi Moore thyen heshtjen pas humbjes në ‘Oscars’ me një mesazh emocional

“Me Laertin një herë kam pirë kafe”, “Me Laeartin jam takuar dy herë”, “Kemi punuar një muaj bashkë” – produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Morena Taraku shfaqet e mbuluar në një paraqitje elegante për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës