Kendrick Lamar mori çmimin Pulitzer në muzikë për albumin "DAMN".

Lamar është reperi i parë në histori që u nderuar me këtë çmim prestigjioz. Më parë janë shpërblyer edhe Bob Dylan, Hank Williams dhe Duke Ellington.


Videoja e momentit të marrjes së çmimit e publikuar në Twitter tregon ovacionet dhe duartrokitjet e mëdha para se 30-vjeçari të ecë drejt skenës së Universitetit të Kolumbisë.

Screenshot 1

Megjithëse nuk mbajti ndonjë fjalim, ai shprehu ndjenjat gjatë transmetimit të videove live në Facebook.

"Është një nder", tha Lamar dhe shtoi "Duke shkruar gjatë gjithë jetës sime e të marrësh këtë lloj të mirënjohjes është e bukur."

Artisti gjithashtu u shpërblye gjatë këtij viti edhe me çmimet "Grammy", "BET Hip Hop Awards", "American Music Awards" dhe disa të tjera.

Fituesi i Pulitzer do të jetë i pranishëm në festivalin muzikor "Hot 97's Summer Jam" më 10 qershor në New Jersey. /Telegrafi/