Kendall Jenner u fotografua në Calabasas ndërsa mbërrinte për një takim, duke tërhequr vëmendjen me një stil të thjeshtë dhe elegant.

29-vjeçarja, e cila së fundmi është përfolur për ndërhyrjet kozmetike, kishte veshur një triko ngjyrë kafe, çorape, dollakë dhe çizme të vogla Ugg.


Ajo e kompletoi paraqitjen me syze dielli, një çantë të zezë dhe flokët brune të stiluara me onde të buta, shkruan DailyMail.

92859873 14164117 image m 78 1733456694296

Vetëm disa javë më parë, Kendall debutoi një pamje të re me flokët e saj elegantë brune, duke lënë pas bionden.

Gjatë vizitës në ndërtesën e zyrës, ajo shoqërohej nga asistentja dhe truproja e saj.

92859871 14164117 image m 79 1733456713255

Më herët të enjten, Jenner pozoi topless në një fotosesion për një markë italiane, duke theksuar linjat e saj elegante.

Modelja e famshme e ‘Victoria's Secret’ ka një karrierë të pasur në industrinë e modës, duke përfshirë kopertinat e Vogue, sfilatat për ‘Victoria's Secret’ dhe rolet si ambasadore e Tommy Hilfiger dhe Estee Lauder. /Telegrafi/