Festa vjetore e Kris Jenner në prag të Krishtlindjeve u anulua për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Por, kjo nuk ka ndikuar që Kendall Jenner të festoi në mënyrën më të mirë të mundshme.


Modelja 26-vjeçare dukej gati për tapetin e kuq, teksa shihet e veshur me një fustan të zi në fotot e postuara në Instagramin e saj.

Ajo dukej se po i shijonte festimet me verë të kuqe që mbante në dorë dhe dukjen ekstravagante, shkruan DailyMail.

Fustani i gjatë dhe elegant i Kendall-it përmbante një dizajn pa rripa dhe bishtë masiv që tërhiqej në dysheme.

E dashura e yllit të NBA-së, Devin Booker, plotësonte pamjen e saj natyrale me grim të theksuar.

Kendall ndau gjithashtu një video të lezetshme të mbesave dhe nipërve të saj duke reaguar ndaj mbërritjes së babadimërit.

Screenshot 2021 12 26 143343

Megjithatë ajo – së bashku me Kylie dhe Kourtney Kardashian mungonin në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes të postuar të premten.

Nëna e saj Kris kishte marrë vendimin që festa vjetore e Krishtlindjeve Kardashian të mos mbahej zakonshëm si çdo vit, për shkak të rasteve në rritje të COVID-19 në zonën e Los Angeles.

66-vjeçare kishte disa gjëra të planifikuara për mbrëmjen dhe 'do t'i bashkojë vajzat dhe nipërit e saj në prag të Krishtlindjeve, por kjo është e gjitha’, sipas TMZ.

Screenshot 2021 12 26 143412 Foto: Kim Kardashian/Instagram

Në vitin 2020, Khloe ishte ajo që njoftoi se festa nuk do të vazhdonte siç ishte planifikuar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Festa e fundit e madhe e Kardashian në prag të Krishtlindjeve u organizua në shtëpinë e Kourtney Kardashian në 2019.

Këtë vit të gjithë sytë ishin në rrjetet sociale për të parë nëse Pete Davidson do të shfaqet si një nga të ftuarit e familjes, pasi Kim së fundmi prezantoi të dashurin e saj të ri me fëmijët e saj.

“Pete takoi fëmijët e Kim dhe ajo e prezantoi me ta si “mikun i saj”, sipas burimeve të Hollyëood Life.

Festat familjare të këtij viti do të kenë të ftuar për herë të parë, të fejuarin e ri të Kourtney Kardashian, Travis Barker. /Telegrafi/