Kendall Jenner tregoi figurën e saj në formë përmes Instagramit  në një seri fotosh nga një xhirim i ri i fushatës së Kylie Cosmetics me motrën Kylie Jenner.

“Rundi i dytë bashkëpunimi KENDALL x KYLIE vjen më 6 Prill! Prapaskenat”, shkruajti Kendall në tri foto të saj e veshur me një fustan ngjyrë jargavani.


Fustani përmbante shumë prerje të mëdha që shfaqnin barkun e saj të sheshtë dhe format e tonifikuara.

kendalljenner 277397896 367885988538510 4266159813946553235 n

Kendall ndau edhe materiale të tjera promovuese në Instagram Stories , ku Kylie, 24 vjeç, shihet me një fustan të ngjashëm.

Ndryshe, Kendall së fundmi kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve duke siguruar kështu një vëmendje të madhe me ndryshimin. /Telegrafi/

kendalljenner 277418216 157323553396417 6623974055823433307 n

kendalljenner 277292177 1115865305875459 2279973270603313367 n